Panorama Sport (Albania)

Gjoza, apel SHBA-së: Dalim garant për Godellin

Ambasada i refuzoi vizën sportistit në aplikimin e parë

- ABDULLA DUSHKU

Presidenti i Federatës së Peshëngrit­jes Sh qiptare, Elez Gjoza, ka deklaruar se vendi ynë do të përfaqësoh­et me pesë peshëngrit­ës në Botërorin që do të zhvillohet në SHBA. "Pas suksesit në Europianin e zhvilluar në Durrës, ku ekipi ynë mori tri medalje ari, një tjetër sukses pritet edhe në Botërorin që do të zhvillohet gjatë këtij muaji në SHBA, ku 5 sportistët e zgjedhur kanë premisa për të thyer rekorde dhe për t'u kthyer me medalje që andej. 5 sportistë që e caktuar janë Daniel Godelli, Erkand Qerimaj dhe Briken Calja nga sportistët meshkuj, por në përbërje të delegacion­it tonë janë dhe dy sportiste femra, Romela Begaj dhe Evagjelia Veli", deklaroi fillimisht Gjoza.

ÇËSHTJA "GODELLI" - Policia e Elbasanit, disa vite më parë, gjatë një kontrolli në makinën e Godellit, gjeti dy pistoleta pa lejen përkatëse. Sportisti u shoqërua në komisariat­in e këtij qyteti, por më pas ai doli i pafajshëm. Kjo njollosje e figurës së tij bëri që trajneri dhe të afërmit të deklaronin për mediat se ky incident absurd dëmtoi jo vetëm imazhin e sportistit, por gjithë peshëngrit­jen shqiptare. Duket se ky problem është ndezur sërish, pasi Ambasada Amerikane i ka refuzuar vizën amerikane shtangisti­t tonë për në Botërorin që zhvillohet në SHBA.

APELI I GJOZËS - Lidhur me këtë problem presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza, ka reaguar në mënyrë të menjëhersh­me dhe njëkohësis­ht i bën apel ambasadës që ta shohë me qetësi problemin e pajisjes me vizë të sportistit. Gjoza kërkon mirëkuptim dhe një zgjidhje të këtij problemi, sepse Godelli është shpresa më e madhe për

rezultate të shkëlqyesh­me të ekipit tonë në këtë Botëror. Presidenti i federatës ka bindjen se Godelli të jetë edhe kampioni i ri i botës, nëse ai do të jetë si pjesëmarrë­s në këtë Botëror. "Federata Shqiptare e Peshëngrit­jes, në kuadrin e bashkëpuni­mit të ngushtë me Konsullatë­n Amerikane të akredituar në Shqipëri, është transparen­te lidhur me aplikimin e vizave për 5 sportistët tanë, por njëkohësis­ht edhe e shqetësuar për faktin e mospajisje­s me vizë të një prej talenteve më të shkëlqyer të peshëngrit­jes sonë, Daniel Godelli. Për sa i përket përgjigjes së dhënë nga kjo ambasadë, që sportisti nuk ka treguar gjatë deklarimit se nuk garantohet kthimi në atdhe, deklarojmë jo vetëm moralisht dhe penalisht se sportisti ynë do të kthehet në Shqipëri e nuk ka mendime të tilla. Jemi ne, Federata e Peshëngrit­jes, garanti kryesor i shoqërimit gjatë gjithë aktiviteti­t, si dhe në kthimin e këtyre sportistëv­e. Madje jam personalis­ht garanti dhe përgjegjës­i nëse ndodh një gjë e tillë, deri në ndjekje penale. Prandaj mendojmë që, nëpërmjet kësaj deklarate, t'i bëjmë apel Ambasadës Amerikane që ta pajisë me vizë sportistin tonë", u shpreh Gjoza për mediat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania