Panorama Sport (Albania)

“Panuçi bën çudira me listën, gafë edhe me Agollin”

"Merr lojtarë pa ekip, trajnerët shqiptarë s’do guxonin"

-

Në janar të vitit 1998, Astrit Hafizi ka drejtuar kuqezinjtë në miqësoren e fituar në transfretë 1-4. Ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", ish- trajneri i Kombëtares tregon prapaskenë­n si ishte përgatitur ajo ndeshje për ta shkarkuar, por triumfi i kuqezinjve shkarkoi teknikun turk. Hafizi analizon edhe zgjedhjet e Panuçit për këtë ndeshje testuese si dhe faktin e Kombëtares që grumbulloh­et larg vendit tonë dhe larg tifozërisë shqiptare.

FITORJA 1-4 NË TURQI - "Kanë kaluar afro 20 vjet nga ajo miqësore. Një e veçantë e saj ka qenë për qëndrimin tim në Kombëtare, sikur ajo ishte përcaktuar jo me qëllimin e mirë. Ishte kundërshta­r shumë i fortë. Për ne ishte miqësore luksi. Ideja e asaj ndeshjeje ishte bërë që të humbnim dhe unë detyrimish­t të largohesha, meqë ishim edhe para fillimit të kualifikue­sve".

SFIDA - "E kam aprovuar ndeshjen me dëshirën më të madhe, sepse si trajner të vinte rrallë një kundërshta­r i tillë. Ne shkuam, fituam dhe ishte ndeshje jashtëzako­nisht e mirë. Ishte momenti që ekipi ynë po formohej. E mora me sportivite­t, kisha besim te skuadra. Ka qenë fitorja më e bukur për miqësoret, pasi atëherë kishim pak të tilla. Pas asaj ndeshjeje, turqit larguan trajnerin e tyre. Shkuam që të heqim trajnerin tonë dhe hoqëm të tyrin (qesh…). Diçka tjetër pozitive ishte aktivizimi i Lalës në Kombëtare, ku e provova për herë të parë dhe nuk doli më".

EKIPI - "Ne po hapnim një faqe të re, një epokë të re pas përfundimi­t të kualifikue­seve për "Francë 1998". Ai sezon ishte për t'u konfirmuar, pasi vinte pas ndeshjes 4- 3 me

Gjermaninë dhe pas fitores ndaj Irlandës atje 0-1. Kishim dhënë disa shenja që Kombëtarja po merrte hov të mirë. Në edicionin e ri, kjo fitore me Turqinë i bëri lojtarët të kuptonin se diçka po ndodhte". Fitorja - "Krijuan besim, një lloj lidhjeje dhe miqësie mes tyre. Nuk kishim ardhjet nga Kosova, por ishin lojtarë të dalë nga akademitë tona dhe disa prej tyre luanin jashtë. Na vinte shumë mirë që përfaqëson­im vendin dhe nuk kishte si të mos e tregonim ndaj Turqisë. Ishte bindja, shpirti, zemra dhe sakrifica që paraqitën lojtarët dhe na bënë të fitojmë. Janë gjëra që unë i ruaj në muzeun tim për ekipin kombëtar me nostalgji".

GRUMBULLIM­I JASHTË - "Është shumë e tepërt që Kombëtarja të grumbulloh­et jashtë. Nuk shkon sepse nuk janë më kohët kur s'kishim kushte apo fusha për t'u përgatitur, si ne dikur. Kjo është për t'iu larguar dëshirës shumë të madhe që ka tifozëria jonë për të pasur afër Kombëtaren. Nuk e di se kush i bezdis kur shprehen në intervista që ikin për t'u përgatitur të qetë. Nuk e di si interpreto­het mungesa e qetësisë në vendin tënd, ku edhe je më i sigurt. Nuk i kuptoj aq shumë shpenzime të paarsyeshm­e".

ZGJEDHJET E PANUÇIT - "Zgjedhja është pa diskutim ekskluzivi­tet i trajnerit. Është moment për të bërë testime për mënyra loje apo edhe lojtarësh dhe kur bëhen zgjedhje për qëllim të mirë, është normale. Por, kur thirret një futbollist pa skuadër në Kombëtare, nuk mund të rri pa e përmendur. Si motivohet kjo? Nuk di se çfarë epitetesh mund të viheshin ndaj një trajneri shqiptar nëse do e bënte këtë gjë… E dyta, si mund të lihet jashtë kapiteni i ekipit? Edhe në rast se mund të jetë në fund të karrierës, ky moment do të vijë kur ta vendosë vetë lojtari, i cili i ka dhënë shumë Kombëtares, është në aktivitet apo është edhe në Champions. Ai mund të grumbulloh­ej për të qenë pranë, por edhe mund të mos luante. S'më duket e drejtë që të mos thirret. Më në fund iu rikthye lojtarëve të kampionati­t me Lilajn, por ky është lojtar me bagazh që duhej provuar në ndeshje zyrtare jo në miqësore. Ka edhe lojtarë të tjerë, të rinj që i aktivizoi në ndeshje zyrtare dhe nuk i merr më në miqësore, si Memolla. Janë gjëra që vetëm trajneri mund t'u japë përgjigje".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania