Panorama Sport (Albania)

"Duam kualifikim­in, kemi ekip më të mirë se Irlanda e Veriut"

-

Dy futbollist­ët e Kombëtares U-21, Emanuele Ndoj dhe Ylber Ramadani, kanë dalë dje në konferencë për shtyp dhe kanë folur për ndeshjen e radhës së kualifikue­seve ndaj Irlandës së Veriut. Të dy mesfushorë­t kanë qenë të mendimit se kuqezinjtë kanë shanse reale që të mund të marrin tri pikë në këtë përballje, nisur nga përbërja e dy skuadrave përfaqësue­se, ku sipas mesfushorë­ve, ekipi ynë Shpresa ka në përbërje më shumë cilësi sesa rivali i radhës. EMANUELE NDOJ - "Kërkojmë fitoren për të kaluar grupin dhe të shkojmë në Europian. Jemi përgatitur mirë dhe shpresojmë për fitore ndaj Irlandës së Veriut. Është mirë të luajmë me përqendrim dhe shpresojmë që të mund të marrim fitoren në këtë sfidë. Mund të kishim më shumë pikë, pasi kemi treguar lojë të mirë. Kemi pasur shanse shënimi, kemi humbur shumë raste në ndeshjet e shkuara, por shpresojmë të marrim pikët e plota në këtë përballje. Na mungon sulmuesi, por jemi të gjithë lojtarë të mirë dhe shpresojmë të shënojmë dhe të fitojmë. Kemi zhvilluar gjithmonë lojë të bukur, por tani duhet ta shoqërojmë edhe me gola dhe me pikë të plota. Kemi ekip më të mirë se Irlanda e Veriut, pasi ata luajnë në mbrojtje dhe me topa të gjatë", është shprehur mesfushori i Breshias në Serinë B italiane. YLBER RAMADANI - "Që nga dita e parë jemi të përqendrua­r, duhet të hyjmë në fushë pa eufori dhe të fitojmë ndeshjen. Takimi luhet në Tiranë, ndaj dua të ftoj të gjithë tifozët sepse kemi nevojë për ta. Nëse e fitojmë ndeshjen, kemi shanse të mira për të shkuar më tej sepse në këto kualifikim­e kemi bërë lojën më të mirë nga të gjitha ekipet dhe besoj se do të fitojmë. Mendoj që nuk është revansh për humbjen e pësuar atje në minutën e fundit me penallti, sepse në futboll janë të 3 rezultatet dhe këtë ndeshje duhet ta fitojmë si ekip. Objektivi ynë është vendi i 2-të në grup, por ne hyjmë në çdo ndeshje për të fituar. Duhet ta qarkullojm­ë topin sa më shpejt, pasi ata luajnë me topa të gjatë dhe ne duhet t'i neutralizo­jmë për të arritur që në fund të marrim rezultatin maksimal", ka deklaruar Ylber Ramadani. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania