Panorama Sport (Albania)

Jani Kaçi: Skënderbeu, disa vite larg rivalëve

"Partizani është bërë për të ardhur keq, por besoj te Starova"

- LLAZI SARO

Faza e parë e kampi onatit u mbyll dhe Skënderbeu i Ilir Dajës tregoi se për momentin nuk ka rivalë, duke dominuar totalisht. Analizën e fazës së parë e bën për "Panorama Sport" një nga legjendat e futbollit korçar, Jani Kaçi, i cili ka luajtur me Skënderbeu­n, Partizanin dhe ka qenë pjesë e Kombëtares. Aktualisht Kaçi drejton ekipin e të rinjve të Skënderbeu­t, teksa vlerëson forcën e bardhekuqv­e. "Skënderbeu duket vite dritë larg rivalëve. Partizani është bërë për të ardhur keq, ndërsa Kukësi u dobësua shumë me largimin e Pejiçit", thotë ndër të tjera trajneri që një dekadë më parë ka drejtuar Skënderbeu­n.

Zoti Kaçi, faza e parë e kampionati­t u mbyll. A kishte diçka që të bëri përshtypje apo je brenda pritshmëri­ve?

Të them të drejtën, kampionati ka nisur me diferenca të dukshme nga ekipet që e nisën si pretendent­e. Një Skënderbe që duket vite dritë larg rivalëve sa i përket lojës, rezultatev­e dhe përbërjes që ka si skuadër. Kukësi nga ana tjetër dhe Partizani kanë rënie nga një vit më parë, ndërsa Flamurtari duket ekip i kompletuar që mund të bëjë diçka më shumë se sezoni i kaluar.

E prisnit që Skënderbeu të kishte shtatë pikë më shumë se ndjekësi më i afërt?

Të them të drejtën, e prisja që të ishte Skënderbeu që do të diktonte sezonin, për shkak të përbërjes që ka. Por, kurrsesi nuk mendoja se diferencat do të ishin kaq të mëdha. Shtatë pikë në nëntë javë janë shumë,

një diferencë e madhe dhe të mendosh që jemi ende në fillim.

Më konkretish­t, cilat janë diferencat e Skënderbeu­t nga të tjerët?

Duket që në ndeshjet direkte. Skënderbeu dominoi krejtësish­t takimin me Partizanin. Një dominim që nuk e kishim parë kurrë më parë. Ndërsa në Kukës u dha leksion kampionëve duke treguar se ata vijojnë të jenë ekipi më i frikshëm dhe skuadra për t'u mundur. Kjo është shumë për të thënë se cili është ekipi më i mirë. Kjo nuk është diçka që

nuk dallohet. Skënderbeu nga sezoni i fundit ka një rritje me 20% më shumë. Ndërsa Kukësi me Partizanin janë dobësuar me 1015% të forcës.

Ju mendoni se edhe Kukësi nuk e rivalizon dot Skënderbeu­n?

Kukësi me largimin e trajnerit dhe Pejiçit është dobësuar shumë. Ishte një ekip që gjithçka e kishte ndërtuar mbi Pejiçin dhe kjo e bën që të vuajë tani. Nuk është i lehtë ndryshimi i mënyrës së lojës dhe Skënderbeu këtë ka përparësi, pasi ka ruajtur një filozofi loje.

Mes kampionati­t dhe Europës, a ka diçka që ka stonuar te korçarët apo mendon se skuadra ka pasur ekuilibër?

Një ekip konstant. Skënderbeu ka fatin që luan për të dytën herë në fazën e grupeve të Europës. Tashmë ka mësuar të sillet si një ekip europian, duke filluar ta pasqyrojë edhe në fushë gjatë kampionati­t. Kjo është kryesorja që ka bërë ekipi i Skënderbeu­t, të jetë konstant në atë që tregon në fushë dhe shumë më para se kundërshta­rët.

Në Europë mund të bënin

më shumë?

Skënderbeu këtë vit në Europë po tregon që është një ekip i fortë, pasi po luan me kokën lart dhe në sulm kundër çdo rivali. Ky është tregues se mundësitë për të bërë mirë ishin. Nëse do të ishte fituar ajo ndeshje me Jang Bojsin, tani do të flisnim ndryshe.

Për Partizanin jeni i habitur?

Partizani ndodhet në të njëjtën situatë si vjet, por më keq në raport pikësh. Largimi i trajnerit është shumë i dëmshëm në mes të sezonit. Të vjen keq të shohësh që një emër i madh e nis kështu sezonin sa herë e fillon me pretendime. Besoj se ka qenë llogaritje e gabuar e zgjedhjes së trajnerit që nuk mundi dot të jepte filozofinë e tij ekipit. Këtu gaboi klubi.

Tani me Starovën çfarë pritet?

Të them të drejtën Starova

është një trajner që e njeh mirë Partizanin dhe e di se çfarë i duhet këtij ekipi. Pa dyshim që do të ndryshojë gjithçka, pasi edhe lojtarët e ndjekin. Por, të rikuperosh 14 pikë ndaj Skënderbeu­t më të mirë të viteve të fundit është vërtet një mision i pamundur.

Së fundmi është rikthyer edhe Lilaj në Kombëtare...

Është vendimi më i duhur që mund të merrej, megjithëse është i vonuar. Lilaj e fitoi në fushë atë ftesë dhe duhet të vinte më herët. Është një lojtar i palodhshëm që premton shumë. Lilaj i duhet çdo trajneri. Është nga ata tip futbollist­ësh që ne i quajmë lojtarë të trajnerit. Po kalon një rini të dytë dhe është pjekur shumë. Është zgjedhja e duhur e Panuçit, që duket se e rregulloi gabimin e bërë më herët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania