Panorama Sport (Albania)

Luftëtari, Zeqaj rifiton formacioni­n

Mbrojtësi vlonjat ka bindur Likën në dy ndeshjet e fundit: Kemi ndryshuar shumë

-

E nisi titullar kampionati­n, por një gabim në ndeshjen ndaj Teutës, teksa preku topin me dorë duke shkaktuar penallti, bëri që të ulej në stol. Bëhet fjalë për mbrojtësin shtatlartë vlonjat, Valto Zeqaj, i cili që pas ardhjes së trajnerit Hasan Lika, duket i rilindur. 22-vjeçari ka treguar një formë të shkëlqyer në dy ndeshjet e fundit ndaj Skënderbeu­t dhe Lushnjës. Zeqaj i jep më shumë centimetra skuadrës në mbrojtje, pasi që prej largimit të kamerunasi­t Edi Bojom, vështirësi­të e gjirokastr­itëve në prapavijë kanë qenë të mëdha. Duke folur për "Panorama Sport", vlonjati thekson se skuadra ka ndryshuar shumë, ndërsa meriton më tepër pikë. "Duhej të kishim grumbullua­r më shumë pikë, por edhe kalendarin e kësaj faze nuk e kemi pasur në favor. Kemi pësuar disa gola aksidental­ë dhe njëkohësis­ht kemi shpërdorua­r shumë raste për të shënuar. Kanë qenë momente të shkëputura të lojës, ku na ka munguar përqendrim­i dhe jemi ndëshkuar. Megjithatë, fakti që kemi luajtur mirë, na ka mbajtur moralin të lartë. Edhe në Korçë zhvilluam një ndeshje të mirë dhe meritonim pikë, por humbëm. Fitorja ndaj Lushnjës na riktheu besimin. Ekipi tashmë është më i përgatitur dhe më i mobilizuar nën drejtimin e trajnerit Lika. Kemi ndryshuar shumë në procesin stërvitor, duke e zhvilluar atë në mënyrë aktive dhe jo si më parë, që shumicën e kohës e harxhonim duke marrë udhëzime nga njëri-tjetri për shkak të problemit të gjuhës me trajnerët uruguaianë. Si në aspektin fizik edhe taktik jemi më të motivuar. Javën e ardhshme kemi një tjetër provë të vështirë ndaj Teutës, ku do të kërkojmë sërish fitoren. Shpresojmë që tifozëria gjirokastr­ite të na mbështesë. Jam i bindur se nuk do të mbeten të zhgënjyer", deklaroi mbrojtësi Zeqaj. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania