Panorama Sport (Albania)

Ish-kapiteni: Vllaznia ka lojtarë pa karakter!

Amarildo Belisha kritikon futbollist­ët aktualë

-

Amarildo Belisha kritikon ashpër lojtarët aktualë të Vllaznisë për paraqitjen e bërë në fazën e parë. Ish-kapiteni kuqeblu, në një bisedë për "Panorama Sport", i cilëson futbollist­ët si pa karakter për mënyrën se si janë shfaqur në fushë. "Ekipi është më mirë se vitin e kaluar, nisur nga emrat që ka në përbërje, por jo nga ajo që po tregojnë në fushë. Unë pres shumë më shumë nga këta djem. Kemi kërkuar një ekip me shkodranë dhe ja ku e kemi. Nuk ua lejoj këtyre lojtarëve shkodranëv­e që të vijnë ekipet në fushën tonë dhe të luajnë si të duan, ndërsa ne nuk reagojmë. Djemtë duhet që të tregojnë karakterin e tyre. Nuk kanë mundësi për të qenë në gjendjen më të mirë në të gjithë drejtimet, por kurrsesi nuk duhet që të harrojnë dhe të luajnë pa gjak dhe pa grintë. Vjen Flamurtari në Shkodër dhe nuk shikojmë asnjë reagim nga lojtarët. Pas minutës së 80-të, ekipi nuk kalon as gjysmën e fushës. Me Partizanin ka një qarkullim topi pa asnjë rrezikshmë­ri. Edhe në ndeshjet me Teutën dhe Kamzën ekipi nuk tregon stabilitet. Ndërsa me Kukësin nuk arrijnë që të mbajnë rezultatin. Të dy golat ishin të evitueshëm. Në rastin e parë portieri dhe në të dytin e gjithë mesfusha. Në kohën tonë, kur na ngarkonte trajneri një detyrë, atë u mundonim ta zbatonim duke dhënë shpirtin në fushë. Kjo mungon tashmë te Vllaznia.

Kërkohet shumë më tepër nga këta djem. Nuk mund të numërohen me gishtat e njërës dore lojtarët që kanë justifikua­r veten pas kësaj fazë të parë", është shprehur fillimisht Belisha. STAFI TEKNIK Ish-mesfushori ka folur edhe për lëvizjet në stafin teknik. "Unë e fillova me lojtarët, pasi Cungu dha dorëheqjen. Ai me sa duket kishte shumë për të thënë, por e mbylli me vetëm një dorëheqje. Afrimi i trajnerit të ri dhe stafit të tij pritet që të ketë ndryshime, por unë shkoj më tej. Unë e shikoj më shumë tek ana menaxhimit duke filluar që te kryetarja e bashkisë, që me të vërtet jep para, por nuk kërkon llogari ku shkojnë këto lekë. Bëhen analiza pa asnjë masë duke i dhënë vetëm besim ekipit. Kjo më duket e pakuptimtë. Te Vllaznia nuk kanë asnjë lloj përgjegjës­ie". VAZHDIMËSI­A

Në fund, Belisha ka folur edhe se si e shikon të ardhmen e skuadrës. Sipas tij, Vllaznia duhet të reflektojë gjatë kësaj faze, pasi janari mund të jetë vonë. "Ecuria e Vllaznisë nuk është e mirë. Statistika­t flasin shumë keq dhe deri në këto momente nuk janë në favor të ekipit. Megjithatë, shpresat janë të mëdha për të ndryshuar këtë situatë në javët e ardhshme. Nuk duhet që të jemi shumë entuziastë nëse nuk e shikojmë ndryshimin në rezultate. Janari më duket shumë larg, pasi janë edhe nëntë ndeshje për t'u luajtur deri në fund të këtij viti. Pastaj, unë nuk e shikoj merkaton se mund të na sjellë ndonjë gjë të madhe. Le të shpresojmë te stafi aktual, por me tepër te këta djem që të japin maksimumin për këtë fanellë", përfundoi ish-mesfushori, i cili me fanellën e Vllaznisë dhe të Besës ka fituar trofe. Admir Uruçi

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania