Panorama Sport (Albania)

Vendimi, Flamurtari rigjen tifozët

Reagon Sinan Idrizi: Vijon protesta për "fermën e kafshëve", por jo për të ofenduar familjarët e Dukës

- ERMAL SIKA

Flamurtari bën të "kakarisë" Disi plinën dhe luan me tifozë ndeshjen e radhës ndaj Skënderbeu­t, më 15 nëntor në stadiumin e Vlorës. Dënimi prej katër javësh pa spektatorë prej banderolav­e me "pula", që u shfaqën nga tifozët vlonjatë në ndeshjen e dy javëve më parë ndaj Kamzës, është ulur dje nga Komisioni i Apelit në dy ndeshje. Kësisoj, me shlyerjen e një takimi (Flamurtari-Kukësi), tashmë klubi vlonjat mund të paguajë në FSHF 5 milionë lekë të vjetër, duke konvertuar me gjobë dënimin. Në mbledhjen e djeshme, Komisioni i Apelit, në lidhje me vendimin, citonte: "Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Disiplinës, datë 27.10.2017 (pika 1). Flamurtari F.C, për përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorë­ve, duke përdorur parulla e shprehje ofenduese dhe duke shkaktuar ndërprerje­n e përkohshme të lojës, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimit e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës dhe gjobë në masën 100.000 lekë. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhi­t Sportiv".

IDRIZI - I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, ka konfirmuar se do të paguajë për të rikthyer tifozët pas vendimit të Apelit për uljen e dënimit. "E prisja vendimin e Apelit, pasi ka edhe njerëz të përgjegjsh­ëm në këtë vend. Ndeshjen e radhës ne do ta paguajmë, por kam një thirrje për tifozët: pro protestave civle, kundër sharjeve familjare!", ka thënë fillimisht Idrizi, për të argumentua­r më pas pse Flamurtari do

të vijojë të protestojë ndaj FSHF-së. "Unë jam pro protestës civile kundër Dukës, por jam kundër atyre që i bëhen atij me sharje. Familjarët e Dukës që shahen në stadium janë njësoj si familjarët e mi dhe të Vlorës. Është e turpshme që në stadium të shahen familjarët.

Nëse do të ketë sharje familjarës­h, do ta mbyll vetë stadiumin. Por, ama protestë me "fermën e kafshëve", do të ketë. Unë do të vazhdoj t'i bëj Dukës protestë civile deri në fund, por jo me sharje dhe ofendime. Ka një nerv, ka një reagim, ka probleme të mëdha të pazgjidhur­a me FSHF-në, ka një gjykim që është kthyer në bumerang për ne. Kaq problem qenka organizimi i një proteste civile. Duka e ka pranuar të jetë president, duhet të pranojë edhe ironinë, por jo kaq agresiv, mbyll stadiumin katër ndeshje. Unë e kam me këtë si fenomen".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania