Panorama Sport (Albania)

Kukësi nis merkaton, rikthen Albi Dostin

Ja marrëveshj­a mes palëve, lojtari: Jam shumë i lumtur

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi nis merkaton e janarit që në nën tor. Mesfushori i përjashtua­r nga Teuta pak ditë më parë, Albi Dosti, afrohet te kampionët e Shqipërisë. Pas aventurës jo të mirë që durrsaku ka pasur në sezonin 2014- 2015 me Kukësin, në të cilën në atë kohë nuk gjeti shumë hapësira, tashmë rikthehet ta provojë sërish me verilindor­ët. 26- vjeçari kërkon një aventurë të re dhe të suksesshme tanimë me skuadrën kampione. Gazeta zbulon se ka qenë vetë lojtari, i cili kishte marrë letrat nga Teuta dhe zyrtarisht ishte pa ekip, që të rikthehej te Kukësi sërish nëse presidenti Gjici do ta pranonte. Duke marrë kërkesën e lojtarit, kreu i klubit ka folur me stafin, të cilët kanë dhënë mendim pozitiv për futbollist­in dhe atëherë presidenti e priti dhe e takoi lojtarin, ku palët arritën marrëveshj­en. AKORDI

Palët kanë rënë dakord që futbollist­i të stërvitet me ekipin dhe do të ketë të gjitha privilegje­t që ka çdo futbollist tjetër i Kukësit, por deri në janar është pa rrogë. Dosti

nuk do paguhet derisa të rifillojë kampionati në janar. Kjo ishte një lëvizje e papritur e të dyja palëve, pasi Albi Dosti ka qenë pjesë e Teutës deri pak ditë më parë, derisa ndodhi përjashtim­i i tij mbas ndeshjes Lushnja- Teuta. Dosti iu bashkua që dje

Kukësit edhe në stërvitje. DOSTI

Vetë futbollist­i durrsak në një prononcim për "Panorama Sport" shprehet: "Jam i kënaqur që i jam bashkuar Kukësit, ekipi kampion i Shqipërisë. Falënderoj presidenti­n Gjici që më hapi derën.

Unë kam qenë pjesë e Kukësit dhe në sezonin 2014- 2015 dhe ishte një fatkeqësi që atëherë nuk arritëm dot të shpalleshi­m kampion, pasi kishim një skuadër mjaft të mirë. Por, unë dhe atëherë kur u largova nga Kukësi, u largova me shtrëngim duarsh me respekt me të gjithë drejtuesit, kështu që nuk kishte sesi të mos e mendoja një rikthim te Kukësi. Firma është çështje kohe. Sa për objektivat, dihet që Kukësi ka pretendime të mëdha se është ekipi kampion në fuqi dhe unë gjithashtu do kërkoj që të ndihmoj sa më shumë", tha Dosti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania