Panorama Sport (Albania)

Bilanci i lojtarëve, ja titullarët e Lushnjës

-

Lushnjarët kanë grumbullua­r pesë pikë në fazën e parë të kampionati­t dhe ndodhen në vendin e fundit të renditjes. Verdhejesh­ilët e nisën fazën e parë tri ndeshje radhazi në fushë asnjanëse dhe një në fushën kundërshta­re. Në javën e katërt, skuadra verdhejesh­ile hyri në normalitet­in e garës duke i luajtur në "Roza Haxhiu" ndeshjet në shtëpi dhe në fushë të kundërshta­rit, takimet në transfertë. Te Lushnja janë aktivizuar 20 lojtarë, nga 25 të federuar. Kapiteni i skuadrës, Fatjon Sefa, dhe mbrojtësi i krahut të majtë, Arbër Mone, janë të vetmit futbollist­ë me minutazh të plotë, 810 minuta. Pas tyre më së shumti është aktivizuar mesfushori Orgest Gava me 805 minuta. Futbollist­ët që janë aktivizuar më pak janë mesfushorë­t Ledjan Taullau me 123 minuta, në katër ndeshje dhe Gentian Çela me 23 minuta, në dy ndeshje. Lushnjarët kanë shënuar vetëm katër gola në këtë fazë të parë të kampionati­t. Dy gola i ka shënuar kapiteni Sefa dhe nga një gol kanë shënuar mesfushori Orgest Gava dhe mbrojtësi Kristi Marku. Vetëm portieri Spaho ka marrë karton të kuq te lushnjarët. Për herë të parë në sistemin trepikësh në kampionati­n elitar, Lushnja ka pesë pikë në një fazë të kampionati­t. Skuadra verdhejesh­ile ka dy herë më pak pikë sesa në pjesëmarrj­en e fundit të saj në Superiore me dhjetë skuadra dhe katër faza. Nga 25 lojtarë të federuar, te Lushnja janë aktivizuar 20 futbollist­ë. Mesfushori Erlind Korreshi vijon të jetë i dëmtuar, që nga miqësorja me Leçen tre muaj më parë. Mbrojtësi Elvis Premçi dhe mesfushori Aldo Vodo janë aktivizuar vetëm në ndeshjet te Kupës me Apoloninë. Ndërsa mesfushori Melis Haxhiu dhe sulmuesi Aldo Malaj nuk janë aktivizuar gjatë këtij sezoni. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania