Panorama Sport (Albania)

Bylisi “makth” i kryeqyteta­sve, ja si e përgjumi Tiranën

Ballshiotë­t erdhën me strategji, si ndaj Partizanit

- ADELA MERKO

Të pësosh një humb je, nuk është ndonjë dramë e madhe. Megjithatë, te Tirana rezultoi pikërisht kështu. Bardheblut­ë janë "tronditur" shumë nga rezultati i javës së 7-të, pasi mendojnë që përballë ekipit që renditet në vendin e dytë nuk lanë vetëm 3 pikë, por 6. A ishte vetëm një ditë e keqe, apo kaq ishte forca e këtij grupi, këtë do ta dëshmojë më së miri vazhdimësi­a. Por, deri më tani, mund të thuhet pa frikë se "mendjemadh­ësia" e ndëshkoi skuadrën e Ze Marias. Dhe meritë për këtë kanë ballshiotë­t. Këta të fundit kanë ndjekur një strategji efikase për të "përgjumur" kryesuesit. Vinin pas një barazimi me Pogradecin dhe, sikur të mos mjaftonte kjo, ballshiotë­t kanë përhapur lajmin se kishin frikë nga ndonjë humbje me goleadë në "Selman Stërmasi". Madje, në një bisedë të zhvilluar mes drejtuesve të të dyja klubit, prej miqve është thënë: "Të paktën të mos pësojmë 3 ose 4". Dhe këto fjalë kanë shkuar në 'veshin' e futbollist­ëve, që ranë lehtësisht "pre", paçka se Ze Maria ishte munduar t'i mobilizont­e. Ata e patën menduar 90- minutëshin ndaj mallkastri­otëve po aq të kalueshëm si 6 kundërshta­rët e mëparshëm. Por, e kundërta ngjau. Bylisi zbriti në fushë me një plan të mirorganiz­uar. Jo vetëm që u mbrojt me forca të shumta dhe i fitoi mesfushën, por me golin e Niko Zisit arriti t'i shënonte golin e parë pas 598 minutash Tiranës. PRECEDENTI "PARTIZANI"

Bylisi mund të quhet pa frikë si "makthi" i kryeqyteta­sve. Kujtojmë që dy vite më parë, me një strategji të ngjashme, "përgjumi" edhe Partizanin, duke u hequr titullin nga duart 3 javë para fundit. Ndërsa të kuqtë bëheshin gati për këtë duel, ballshiotë­t ishin në amulli të plotë. Një ditë para asaj ndeshjeje, madje qarkulloi lajmi se klubi mund të braktiste

kampionati­n. "Tërbimi" i zyrtarëve asokohe vinte nga gjykimet, por edhe prej zbehjes së shpresave për të mbijetuar, edhe pse matematiki­sht ishin në garë. U hodhën disa skenarë, që nga protesta për ta nisur ndeshjen pak minuta me vonesë dhe deri te dalja në fushë me skuadrën rezervë. Dilemat u shtuan edhe tek ardhmja me vonesë e Bylisit

në kryeqytet më 8 maj 2016. Motivi: autobusi "ngeci" në trafik, pas një aksidenti të ndodhur në autostradë­n Durrës-Tiranë. Dhe, për pasojë, ajo përballje nisi 6 minuta me vonesë. Edhe pse të kuqtë mendonin që ishte vetëm një takim për të luajtur, në fushë e pësuan. Humbën me shifrat 1-2, ndërsa i "gjunjëzoi" dygolëshi i Ardit Hoxhajt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania