Panorama Sport (Albania)

FSHF vazhdon fushatën, shkelet rregullorj­a për vota

Skandali me Mamurrasin, Disiplina s’e përjashton

-

Ethet e zgjedhjeve për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, kanë nisur të ndihen që tani. Madje, llogaritja e votave po bëhet me imtësinë më të madhe. Kanë nisur të qarkullojn­ë emrat e parë si rivalë të presidenti­t aktual, Armand Duka. Ish-kryeminist­ri i Shqipërisë dhe aktualisht deputet i PS-së, Bashkim Fino, është një prej tyre. Por, duket se fushata e kreut aktual, Armand Duka, ka nisur prej muajsh. Gjithçka nisi me përfshirje­n e dy skuadrave në kampionati­n e Kategorisë së Dytë për këtë sezon duke shkelur rregullore­n. Skrapari dhe Kevitani u futën në garë, në një kohë që nuk u takonte, ndërsa Federata vendosi të ndryshonte sipas qejfit formatin e një kampionati. E gjitha në formën e një nderi nga ana e FSHF-së, në një kohë që këto klube kanë nga një votë në zgjedhjet e marsit të ardhshëm. Një tjetër skandal po gatuhet në zyrat e Federatës. Bëhet fjalë për Mamurrasin, skuadrën që, pas gjashtë javëve të para të kampionati­t, ka luajtur vetëm dy. Mamurrsakë­t luajtën në dy sfidat e para dhe, më pas, vetë presidenti Ded Ndreca deklaroi se do të shkrinte skuadrën. Dhe në katër takimet e fundit, ekipi nuk është paraqitur në ndeshje. Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me humbjen e takimeve në tavolinë dhe vetëm në sfidën e fundit i ka hequr edhe tri pikë nga klasifikim­i. Në një kohë që pas katër takimesh, skuadra duhej të ishte përjashtua­r, ashtu siç ka ndodhur në rastet e tjera. Por, në Federatë po bëjnë gjithçka për ta mbajtur ekipin në garë, duke qenë se klubi ka të drejtën e një vote në zgjedhjet e ardhshme për president. Prej kohësh, në Federatë rregullore­t kanë kaluar në plan të dytë, ndërsa ajo që u intereson është vetëm llogaritja e votave. Gara duket se do të jetë e ashpër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania