Panorama Sport (Albania)

Tomori, dështim me fushën

Palët fajësojnë njëra-tjetrën, tifozët tërbohen me situatën aktuale

-

Ndërprerja e punimeve në sta diumin e Beratit është kthyer në një çështje kryesore ditët e fundit dhe kjo për shkak të vonesave që pretendohe­t të jenë bërë nga firma nënkontrak­tuese që ka marrë përsipër shtrimin e tapetit me bar artificial. Këto akuza janë hedhur një ditë më parë nga institucio­ni i Bashkisë së Beratit, ku, sipas tyre, vonesat e kësaj firme i kanë sjellë dëme të mëdha klubit në arkën e financave. ÇËSHTJA

Gazeta "Panorama Sport" u interesua një ditë më parë në lidhje për të zbardhur të vërtetën e këtij ngërçi, teksa ka marrë dy versione të ndryshme, përkatësis­ht nga Bashkia e Beratit dhe menaxheri i firmës "Alb Bajrak", Rejnold Braho. I pyetur në lidhje me këtë çështje, z.Braho u shpreh se këto janë disa procedura teknike dhe duan kohën e tyre. Sipas tij, tapeti që mungon ndodhet në Shqipëri dhe pritet të vijë menjëherë pas rregullimi­t të kushteve meteorolog­jike, ku dhe brenda një jave parashikoh­et që të jetë gati. Ndërkaq, bëhet e ditur se Bashkia nuk po arrin të kontaktojë me personin në fjalë. Dhe çështja duket se do të zvarritet, në një kohë që penalizohe­t vetë klubi. Ndërkaq, tifozët kanë reaguar menjëherë ditën e

djeshme. "Do të përfundoj një ditë fusha e stadiumit Tomori?! Ishte muaji maj kur filluan punimet në stadium dhe kanë kaluar plot 7 muaj, por fusha nuk ka mbaruar akoma. Çfarë firme është kjo që ka marrë përsipër të bëjë këtë fushë?

Pse nuk merr masa Bashkia ndaj kësaj kompanie ndërtimi?! Shtatë muaj në këtë gjendje, mos do të presin edhe 7 muaj të tjerë qytetarët e Beratit për të parë ndeshjet në stadiumin e tyre", ka qenë reagimi i faqes së tifozëve në "Facebook".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania