Panorama Sport (Albania)

Trajner 26 vjeç, Marvi Kristo ulet në "katedër"

-

Marvi Kristo e ka nisur sportin si basketboll­ist profesioni­st, që në moshën 19 vjeç te Studenti me profesor Bujar Shehun, për gati tri vite radhazi. Më herët Marvi, që fëmijë e ka pasur pasion lojën e basketboll­it dhe nga fakti që babai i tij ishte një profesor i kësaj loje e një udhërrëfye­s në jetë për ta nxitur të birin në karrierë e tij. Që 8 vjeç, ai aktivizohe­t me grupmoshat zinxhir të fëmijëve në Sportklub Tirana, ndërkohë që babai, Maksim Kristo bëhet një mësues për të. Më pas, si basketboll­ist te mosha U- 16 dhe U- 18. Në sezonin 2013-' 14, ai ka kaluar te Partizani, ku trajner kishte Arben Fagun, duke vijuar si basketboll­ist, deri në sezonin 2016' 17, kur e ngjitën skuadrën e Partizanit në Kategorinë e Superligës. Tashmë ai është bërë zëvendëstr­ajneri i kësaj skuadre duke bashkëpunu­ar ngushtë me profesorin dhe trajnerin e mirënjohur Arben Fagu. Por, krahas punës si zëvendëstr­ajner pranë ekipit të kuqve, së bashku me babanë e tij kanë ndërtuar dhe një akademi basketboll­i të grupmoshav­e për fëmijë dhe U- 16, U- 18, e cila ka marrë emrin "Real", me një përvojë 5- vjeçare. Gjatë këtyre viteve të fundit është pjesëmarrë­se në kampionate­t e paratërinj­ve dhe të të rinjve.

DEDIKIMI PËR TË ATIN

"Kam dëshirë të gjurmoj babanë e të kesh baba një profesor basketboll­i në shtëpi, sigurisht se të krijohet dhe një hapësirë tjetër që rrallëkush mund ta ketë një fat të tillë. Në shtëpinë tonë basketboll­i ka një rëndësi shumë të madhe dhe merr vlera të jashtëzako­nshme. Shumë herë ne shikojmë ndeshje basketboll­i bashkë dhe diskutojmë rreth tyre, por kemi dhe ekipet që ne i stërvitim së bashku. Shija dhe stili im në stërvitjen lojtarëve të rinj dhe të së ardhmes për basketboll­in shqiptar është krejtësish­t ndryshe, unë kam një vizion tjetër për basketboll­in dhe kjo është ndoshta një stimulim pozitiv gjatë debateve tona të shpeshta se si ta bëjmë më mirë. Babai gjithnjë ka qenë i drejtë dhe i sinqertë dhe njeri që nuk di të jetë i konjuktura­ve, ka qenë një virtyt që rrallëkush e ka në basketboll e unë dua t'i ngjaj gjithnjë atij. Të paktën të kem njohuritë në masën 90%, ndoshta nuk e kopjoj dot ashtu siç është babanë tim. Ai ka qenë prezent në çdo hap që unë hidhja në jetë. Që kur unë kam filluar të luaj basketboll me moshat, ai përherë ka qenë prezent, ku shpeshherë kërkonte që unë të jepja maksimumin duke kërkuar mundësitë më të mira të mia, ku kontrollon­te edhe gabimet e mia e mundohej që unë t'i korrigjoja. Nëse kam arritur të luaj në atë nivel që unë kam bërë këtë karrierë, gjithçka dhe çdo meritë ka ardhur falë punës së tij. Ai shpeshherë më brumoste që vullneti nuk duhet kurrë të shterojë", shprehet ai për lidhjet e ngushta me babanë dhe ndihmesën që ai ka kontribuar për aftësimin e tij. FALËNDERIM PËR ARBEN FAGUN

"Falënderoj profesor Arben Fagun, i cili bëri të mundur që unë të punoj krahas tij, duke parë që është një nga trajnerët më të mirë në basketboll­in shqiptar. E shoh këtë fakt më tepër si mësim dhe si një motivim, por edhe si profesor për të pasur një karrierë të shkëlqyer për të ecur përpara. Thjesht të qenurit pranë tij, të bën të mendosh e të studiosh nga ai sa i përket rolit të trajningut në basketboll". Abdulla Dushku

 ??  ?? MARVI KRISTO Zv.trajneri i Partizanit
MARVI KRISTO Zv.trajneri i Partizanit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania