Panorama Sport (Albania)

Theu vertebrat në tapet, Leonardo Frrokaj jashtë rrezikut për jetën

Shmanget tragjedia për shqiptarin në Ballkaniad­ën U-17

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kampionati­n Ballkanik të të rinjve U-17 në mundje, e cila po zhvillohet në Slloveni, ku Shqipëria merrte pjesë me pesë mundës. Sportisti shqiptar, Leonardo Frrokaj, humbi ndjenjat gjatë garës me një kundërshta­r moldav, pasi dëmtoi dy vertebrat e shtyllës kurrizore. Menjëherë Federata Botërore e Mundjes dhe organizato­rët i erdhën në ndihmë atij duke e transportu­ar me helikopter në drejtim të Lubjanës, ku i është nënshtruar një operacioni për rreth 4 orë, ne një prej spitaleve të specializu­ar për të tilla ndërhyrje, raporton "Top Channel". Fillimisht, situata shëndetëso­re ka qenë tepër e rëndë me 17-vjeçarin që qëndroi në gjendje kome deri në ndërhyrjen tjetër, me të cilën mjekët i rikthyen frymëmarrj­en natyrale. Mundësi shqiptar pësoi një dëmtim në garën e tretë, ku konkurront­e për medaljen e artë ose atë të argjendtë, por gjërat kanë shkuar keq, pasi talenti ka bërë një lëvizje fatkeqe, e cila solli dëmtim në vertebrat e shtyllës kurrizore, duke mbetur pa ndjenja në tapet. Lidhur me ngjarjen foli Presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, por edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, të cilët kanë marrë masat për ndjekjen e rastit dhe çdolloj ndihme tjetër për sportistin tonë. "Leonardo është në gjendje të rëndë, por fatmirësis­ht jashtë rrezikut për jetën, siç na kanë siguruar mjekët pas operacioni­t. Ai është një kampion i këtij sporti dhe na takon të gjithëve që t'i qëndrojmë pranë atij dhe familjes së tij", ka nënvizuar Biba. Në këtë turne ka qenë prezent edhe babai i talentit të mundjes dhe familjarë të ti, të cilët vazhdojnë t'i qëndrojnë pranë Leonardos. Ky i fundit u shpall pak javë më parë kampion i Shqipërisë në stilin greko-romak për peshën 63 kilogramë dhe deri dje po ofronte një paraqitje fantastike, përpara aksidentit të rëndë që i ndodhi në tapet.

 ??  ?? Leonardo Frrokaj, djathtas, gjatë një prej ndeshjeve në Slloveni
Leonardo Frrokaj, djathtas, gjatë një prej ndeshjeve në Slloveni

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania