Panorama Sport (Albania)

De Rosi: Pa Botërorin do të njollos karrierën, sa mirë që nuk është Ibra

Mesfushori i Romës bën apel: Kujt i dridhen këmbët të mos luajë

-

Daniele De Rosi ka marrë mbi shpatulla Romën e post-Totit, por edhe një pjesë të rëndësishm­e të kombëtares italiane duke qenë se ai, Bufon dhe Barzalji janë veteranët e skuadrës dhe pjesë e triumfit në Botërorin 2006, i cili u pasua nga dy depresione në Afrikën e Jugut dhe më pas në Brazil. Prandaj, sfidat "play-off"-it kurrsesi nuk mund të gabohen. "Kundër Suedisë do të nevojitet gjakftohtë­si, por edhe djersë e sakrificë. Duhet të hedhim në fushë kthjelltës­i dhe teknikë. Objektivi im është i qartë dhe një i vetëm: dua me çdo kusht të kualifikoh­emi për në Botërorin 2018 dhe pasi ta sigurojmë këtë, do të tentojmë t'i shkojmë deri në fund. Të gjithë duhet të lëmë mënjanë tifozllëku­n e klubeve sepse Botërori është i të gjithëve dhe nuk ka ngjyra të veçanta. Në kthim, 'San Siro' do të jetë i mbushur plot, do të jetë një kornizë e denjë për atë ndeshje, të cilën duhet të nderojmë. Jemi të fortë, jemi më të mirë sesa Suedia,

De Rosi, në aksion gjatë Suedisë, në “Euro 2016”

por është normale që të ekzistojë ajo frikë minimale, e cila është normale në futbollin e sotëm. Vlen të presim biletën për në Rusi, nuk ka rëndësi se si". Daniele De Rosi nuk ka ndërmend që të fshihet mes fjalëve dhe madje, duke parë që grupi i "axurrëve" po rigjeneroh­et me

forca të freskëta, bën një apel, të cilin ia lejojnë "spaletat" prej lideri: "Unë e them troç dhe hapur: nëse nuk do të shkoja në Botëror, do të njollosja karrierën time dhe nuk kam ndërmend që ta bëj këtë. Të gjithë mund të kenë frikë në jetë, por nëse nuk e ndjeva këtë gjë në moshën 22- vjeçare, në një finale Botërori, nuk kam ndërmend që ta ndiej tani. Përkundraz­i, atij që do t'i dridhen këmbët përballë Suedisë, më mirë ta thotë që në fillim dhe të mos luajë. Personalis­ht nuk do të më dridhen këmbët dhe asgjë tjetër, - vazhdon mesfushori i Romës, që në lidhje me kundërshta­rin mundohet të analizojë. - Suedia nuk është një kundërshta­r i ri për ne, madje e kemi mundur edhe në Europian. Fakti që ata luajnë me një modul të konsolidua­r 4-4-2 nuk është se do të na ndryshojë planet tona. Italia ka armët e duhura për të fituar këtë dopio-duel dhe thjesht duhet t'i hedhë të gjitha në punë ato. Madje, fakti që në fushë nuk do të jetë një si Zlatan Ibrahimovi­ç, përbën një avantazh të madh. Sepse edhe si 40-vjeçar apo qoftë me një këmbë të thyer, nuk do ta doja kurrë që ta kisha në fushë, si kundërshta­r", përfundoi 34-vjeçari.

 ??  ?? Çast nga Italia-Suedi në “Euro 2016”
Çast nga Italia-Suedi në “Euro 2016”
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania