Panorama Sport (Albania)

Bufon: Dua të jem një legjendë!

“Këto duele 'play-off'-i do t'i kisha shmangur me kënaqësi, por nuk kam frikë nga asgjë”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Fluturimi i fundit me kostumin e përfaqësue­ses së Italisë duhet të jetë i paharruesh­ëm, duke parë që Rusia është në fatin e saj. Xhanluixhi Bufon është virtualish­t një "pilot" që duhet të drejtojë "avionin" e tij drejt tokës ruse, ku e pret Botërori i gjashtë, pasi nuk do të ketë asnjë si ai nëse do të arrijë të ulet në "aeroportin" e Moskës, por ndërkohë e vetmja pengesë është "armata" suedeze, që e pret përballë. Gjithsesi, një njeri me eksperienc­ën e tij dhe me peshën e fanellës që ka Italia, shpreson që të kalojë edhe këtë pengesë të fundit dhe nga vera e ardhshme, ai do të jetë një legjendë sepse askush tjetër në historinë e futbollit nuk ka arritur që të luajë 6 kampionate botërore. Dhe duke qenë se ky është një objektiv madhështor, kaq mjafton që të mos e frikësojë kapitenin dhe portierin e Italisë për të tentuar në çdo mënyrë që t'ia arrijë.

NJË LEGJENDË - Asnjë surprizë kur nënvizojnë se 39vjeçari, përveçse rekordmeni i Italisë me 173 prezenca, është edhe i katërti në renditjen totale, për prezenca në përfaqësue­se, pas mesfushori­t egjiptian Hasan (184), portierit saudit Al- Deajea ( 178) dhe mbrojtësit meksikan Suarez (177). Por "Supermeni" nuk kërkon të ndalet, jo tani, jo këtu. Sepse asgjë nuk do të ishte

më perfekte, sesa një Bufon që i varte këpucët në gozhdë, pas "Rusi 2018", pas Botërorit të tij të gjashtë, pas debutimit të bërë më 29 tetor 1997, pikërisht në Moskë, ndaj Rusisë, një tjetër duel "play-off"i. "Ky udhëtim 20-vjeçar dhe kjo koincidenc­ë është shumë

simpatike, por do i kisha shmangur me shumë qejf ' play- off'- et. Gjithsesi, nëse kalojmë, unë do të jem një legjendë, - shprehet Bufon për 'RaiSport'. - Është gjithmonë një rrezik kur përballesh me ndeshje me eliminim direkt, por e rëndësishm­e është që

fundi i këtyre 180 minutave të jetë i njëjtë si ai i 20 viteve më parë. Sa na tremb Suedia? Ajo që duhet t'i ruhemi është fakti që ata luajnë pak a shumë me të njëjtin sistem loje, bëjnë gjithmonë thuajse të njëjtat gjëra dhe kanë një inteligjen­cë taktike të frikshme, pa harruar

edhe lojën fizike dhe atë në ajër. Prandaj, për të mundur ata duhet të bëjmë një paraqitje të denjë për notën 7 sepse një ndeshje më e dobët se kaq nuk do të mund të na mjaftojë. Pakti me Danimarkën i Suedisë në Europianin 2004? Koha kalon, por ajo ishte diçka që na dogji

shumë, ndonëse, nëse do të ishim paraqitur më mirë në dy ndeshjet e tjera, nuk do të na ishte dashur të prisnim atë që ata bënë. Por, ne ndihemi të fortë dhe fakti që Botërori rus varet nga ne, duhet të na shtyjë që të jemi më agresivë se kurrë dhe të kualifikoh­emi".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania