Panorama Sport (Albania)

Ventura konfirmon 3-5-2, në balotazh Eder dhe Zaza

-

Modulet 4-2-4, 4-3-3 dhe 3-4-3 të provuar nga trajneri Xhampiero Ventura gjatë eliminator­eve nuk kanë ekzaltuar asnjëherë Italinë, prandaj për sfidën ndaj Suedisë ndoshta është koha që të rifreskohe­n mekanizma dhe lëvizje të një 3-5-2, me të cilin "axurrët" jo vetëm bënë një Europian të shkëlqyer, por në 17 qershor 2016, në Tuluzë, për "Euro 2016", Italia e Antonio Kontes mundi pikërisht me këtë modul Suedinë e Zlatan Ibrahimovi­çit, ndërsa kjo aktualja duket më pak e fortë. Për të tretën ditë me radhë, "axurrët" kanë vazhduar provat e tyre për transfertë­n në Stokholm dhe zgjedhjet janë pak a shumë të njëjta. I vetmi lajm i keq është ai i problemit muskulor që ka hasur mbrojtësme­sfushori i majtë Spinacola, në vend të të cilit do të luajë Darmian. Formacioni anti-Suedi nuk pritet që të ketë surpriza të mëdha, me Bufonin në portë; ishtrion juventine Kielini-BonuçiBarz­alji në mbrojtje; Darmian, Kandreva, Parolo, De Rosi dhe Verrati në mesfushë (ky i fundit mund të luajë disi më i avancuar), ndërsa në sulm Imobile dhe Zaza janë favoritët. Ndoshta, nëse sulmuesi i Lacios është e sigurt që nuk rrezikon fanellët e titullarit, Zazën, i cili sivjet po bën magjira te Valencia (9 gola në 12 ndeshje), mund ta shqetësojë hija e Ederit, një lojtar më punëtor që e ka më të lehtë që të sakrifikoh­et edhe në detyrat mbrojtëse. Gjithsesi, të gjitha dyshimet e fundit do të zgjidhen sot, ndoshta disa prej të cilave do t'i zbardhë edhe vetë trajneri Ventura në konferencë­n për shtyp.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania