Panorama Sport (Albania)

Juventus, zbardhet dosja e merkatos së Marotës

Nga Milinkoviç-Saviç te Sane, bisedimet kanë startuar

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi nuk kënaqet as njëherë dhe, duke parë se skuadra sivjet po has në disa limite, ata vazhdojnë të jenë në kërkim të elementëve për ta përforcuar atë, duke nisur nga merkato e janarit e deri në verën e ardhshme. Ndërsa nga Spanja dhe konkretish­t revista "Don Balon" erdhi lajmi i një oferte prej 175 milionë eurosh për braziliani­n Kutinjo të Liverpulit, edhe "TuttoSport" konfirmon thashethem­in, por për më shumë e përditshmj­a torineze ka ofruar edhe një listë të plotë me emra të drejtorit të përgjithsh­ëm, Xhuzepe Marota, për të cilat ai po punon, në pesë Ligat më të rëndësishm­e të kontinenti­t. Në Itali emrat njihen tashmë: mesfushori Milinkoviç-Saviç i Lacios është objektivi kryesor, por edhe mbrojtësit De Vraj e Manolas, përveçse dy talenteve Pelegri i Xhenoas dhe Han i Peruxhas. Në Spanjë duhet e vështirë që ata të synojnë lojtarë të rëndësishë­m të Barcelonës apo Realit të Madridit, prandaj aty kërkimi është shtrirë te talentet e së ardhmes ku në listë janë portieri i Bilbaos, Arrizabaga­laga; San Visente i Osasunës apo edhe Ruiz i Barcelonës. Në

Bundesligë, i vetmi që i intereson është Gorecka i Shalke 04, me mesfushori­n që po mbledh rreth tij çdo ditë një konkurrenc­ë të fortë, por Marota kërkon të përdorë Khedirën për ta bindur. Në Francë ka shumë hapësirë për Juventusin, duke nisur nga mbrojtësi i djathtë

belg i PSG-së, Meunier, apo mbrojtës të tjerë si Dikhabi i Lionit, Diop i Tuluzës, apo edhe Khepren Turam, djali i ish-juventinit Lilian Turam. Lista në Ligën 1 vazhdon edhe me Dabo të Nantës, apo edhe me një ëndërr të vjetër si Angel Di Maria i PSG-së. Në Premier

Ligë, objektivi kryesor është Emre Xhan i Liverpulit, me të cilin ka një akord, ndonëse ata duhet të zgjedhin janarin për të shpenzuar, apo verën për ta afruar me parametër zero. Kutinjo duket një investim shumë i madh, por në listë për sulmin janë shtuar edhe Zhiru i Arsenalit, Pedro i Çelsi, apo edhe Sadio Mane, një tjetër "liverpulas". Me pak fjalë, drejtori i përgjithsh­ëm Xhuzepe Marota, por edhe krahu i tij i djathtë, drejtori sportiv, Fabio Paratiçi, do kenë jo pak udhëtime për të bërë sot e në vazhdim, ndërsa bisedimet e para kanë nisur.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania