Panorama Sport (Albania)

Matuidi: Dibala lider, dua të bëj historinë me Juven

-

Blez Matuidi ndoshta do të meritonte më shumë hapësirë në formacioni­n e Masimilian­o Alegrit, por mesfushori francez e di mirë se sezoni është i gjatë dhe për momentin i kënaqet faktit se është përshtatur shumë shpejt me skuadrën dhe me futbollin italian. Ai nuk ka pengje që është larguar nga PSG-ja, por mbi të gjitha është i habitur nga struktura e klubit, sidomos nga fakti që presidenti është më shumë një "psikolog" i lojtarëve, që i qëndron pranë. "Nuk e prisja kurrsesi që të ndihesha kaq komod që në fillim, në një skuadër të re dhe në një realitet tjetër nga ai francez. Në Itali nuk është e lehtë për askënd, por mesa duket është Juventusi që di të bëjë diferencën, duke nisur jo vetëm nga stafi teknik dhe kampionët që ka në grup, por madje edhe te presidenti. Nuk kam parë kurrë një president si Andrea Anjeli që nuk mungon asnjë ditë në stërvitje dhe që gjithmonë pret me të qeshur dhe mbështet lojtarët e tij. Kjo më ka mahnitur. Kur mbërrita, dukej sikur isha unë presidenti, si rrjedhojë e fjalëve xhentile që më shprehu. Pastaj ka lojtarë si Bufon... Xhixhi është një legjendë dhe do të lërë një shenjë të paharruesh­me në këtë sport. Ai është si një baba për lojtarët e rinj në moshë dhe një tutor për lojtarët si unë që vijnë në një ambient të ri, duke të të shkarkuar çdo përgjegjës­i nga shpatullat. Talenti që më ka goditur? Dibala... Paulo është një fenomen, një lider, një lojtar që do të ecë shumë përpara. Është madhështor­e teksa e sheh që të stërvitet dhe të luajë", - përfundoi Matuidi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania