Panorama Sport (Albania)

Ikardi: S’më mjafton derbi, dua t’i shënoj Juventusit

"Barça s'ishte për mua, Sampin e kërkova në ‘Google’"

- Përgatiti: LADIO NASE

Rikthehet "Drive In ter" formati i "Inter TV", ku lojtarët zikaltër kthehen në protagonis­të dhe mund të rrëfehen... nën drejtimin e një makine. Ditën e djeshme, protagonis­ti i programit ishte Mauro Ikardi, i nisur nga qendra sportive "Suning" me drejtim shtëpinë, në timonin e "Volvo"-s së tij. Kapiteni e ka nisur kështu udhëtimin e tij: Festimi me fanellën? Disa javë më parë, në derbi: ishte një ndeshje a madhe, një emocion i papërshkru­eshëm.

Makinat tuaja?

Këtë vit "Volvo" është përkushtua­r shumë dhe na ka dhënë makina të shkëlqyera. Kam shumë fëmijë. Më pëlqen ta drejtoj unë makinën, jam mësuar të ngas makina shumë të shpejta. Tatuazhi i ri?

Bëra Izabelën (vajzën e tij) në këmbën e djathtë, Vanda më thoshte çdo ditë të bëja Izabelën. Mbushi 1 vjeç dhe vendosa ta bëj.

Shokët e skuadrës thonë që jeni "tamarro" (në zhargon: djalë periferie që përpiqet të ambientohe­t me mënyrat qytetare; vulgar)?

Është një shprehje italiane, më pëlqejnë makinat sportive, orat. Shokët e mi shpesh bëjnë shaka mbi këtë. Nuk e di në të vërtetë se çfarë do të thotë "tamarro". Më pëlqen të vishem mirë, në këtë aspekt nuk jam "tamarro". Shokët më thonë që jam vulgar me orat.

"Look"-u biond?

Duhet të regjistron­im një intervistë dhe vepruam kështu: ishim të tre biondë, edhe prezantues­ja. Më pëlqente, e kisha bërë edhe kur isha më i vogël. Më pëlqente si dukesha, ma thoshin edhe të tjerët. Vandës i pëlqente. Normalisht jo të gjithëve u duket mirë.

Më pas flokët i pretë, megjithatë...

Ishte shumë vapë. Nëse ke gjithmonë të njëjtin stil

flokësh, kur ndryshon krijon impakt. Dëshiroja t'i prisja, ndaj i hoqa të gjitha dhe tani janë rritur. I bëj me vijë në krah, kam parë që edhe shumë fëmijë e kanë kopjuar "look"- un tim. Kam njohur shumë berberë, të cilëve u kërkohet "stili i Ikardit".

Do kërkoni të drejtat e autorit?

Vanda bën këto gjëra. Unë koleksiono­j kapele, shumë. Gjithmonë e kam bërë, që kur isha i vogël. Vazhdoj me këtë pasion. Sot mund të gjenden të ndryshme. Si fillim kisha

vetëm një, tani mund të zgjedh.

Do ju kishte pëlqyer të luanit me të në një Kombëtare?

Stërgjyshi im është nga Karmanjola ( Komunë e Provincës së Torinos). Dua të falënderoj Italinë dhe e them gjithmonë, por fanella e Argjentinë­s është diçka e veçantë. Kualifikim­i ishte diçka fantastike. Debutova katër vite më parë. Rikthimi në përfaqësue­se për kualifikue­set ishte diçka shumë e bukur. Në këto katër vite kam dhënë gjithçka për Interin që të fitoja vendin.

Dibala?

E nisi shumë mirë, por nuk është sulmues zone. Është fantazist.

Kërkuat në "Google" Sampdorian kur ishit te Barcelona?

Po, nuk e njihja Sampin. Pastaj kujtoj që disa shokë të skuadrës më thoshin se atje luanin Kasano e Pacini. Shkrova në "Google" që të kërkoja lojtarët. E zgjodha prej stilit të lojës, te Barcelona nuk gjendesha mirë sepse luanin një tjetër futboll. Nuk ishte e

lehtë.

"Viktima" e preferuar? Më pëlqen t'i shënoj Juventusit. "Klasikja" e Italisë. Kundër një rivali si Juvja, është gjithmonë bukur. Gjithmonë u kam shënuar dhe është përfolur në rrjetet sociale.

Derbi?

Ishte diçka unike për gjithë interistët, i luftuar deri në minutën e fundit. Kisha hidhërimin e asaj penalltie të gabuar disa vite më parë, atë ndjenjën brenda meje që nuk i kisha shënuar Milanit. Në maj i shënova të parin, pastaj tripletën.

Në shkollë çfarë nxënësi ishit?

Shkoja shumë mirë. Ime më e kishte pikë të dobët. Përndryshe nuk më dërgonte në stërvitje. Shpeshherë më linte në shtëpi të bëja detyrat. Himni "Pazza Inter"?

I bukur. Më pëlqen shumë kënga. Valentino (Rosi), që është shumë tifoz i Interit, çmendet pas saj, e këndon gjithë ditën. Por ,edhe "C'è solo l'Inter" ("Ekziston vetëm Interi").

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania