Panorama Sport (Albania)

-

Pesë klubet kryesore të Anglisë kanë mbajtur bisedime sekrete për krijimin e një kompeticio­ni të ri, Superligës Europiane. Mançester Junajtid, Siti, Çelsi, Arsenali dhe Liverpuli janë takuar në mënyrë sekrete me miliarderi­n amerikan, Stefen Ros, në hotelin "Dorchester" në Londër, mbrëmjen e së martës. Administra­tori i deleguar i Junajtid, Eduard Uduard, presidenti i Çelsit, Brus Bak, administra­tori i Arsenalit, Ivan Gazidhis, ai i Sitit, Ferran Soriano dhe drejtori i Liverpulit, Iaj Ajër, u fotografua­n të gjithë të qeshur teksa dolën nga takimi "klandestin", ku është diskutuar krijimi i një lige të re, që do të thotë fundi i Ligës së Kampioneve. Ros, i cili është edhe pronari i klubit të NFL-së, Majemi Dolfins dhe krijuesi i kompeticio­nit të suksesshëm "Internatio­nal Champions Cup", i ka ftuar drejtuesit e pesë klubeve kryesore në Angli për të diskutuar planin e tij në hotelin e njohur në Londër. Kompeticio­ni i ri do t'u siguronte klubeve elitare të Premier Ligës të ardhura më të mëdha sesa Champions-i dhe ato do të ishin çdo vit pjesëmarrë­se në këtë turne, jo si në Ligën e Kampioneve që duhet të kualifikoh­esh dhe nëse nuk e bën, rrezikon të humbasësh dhjetëra miliona çdo sezon. Të ardhurat nga e drejta televizive do të rriteshin, ndërkohë që audienca do të shtohej gjithashtu me interesin gjithnjë e më të madh të Amerikës dhe Kinës për futbollin në Europë. Ros shpreson që arrijë një marrëveshj­e së shpejti dhe ta nisë së më parë projektin e tij. Biznesmeni i pasurive të paluajtshm­e në SHBA ka një pasuri neto prej më shumë se 4 miliardë dollarësh amerikan.

 ??  ?? Drejtori i Liverpulit Ian Ajër (majtas), presidenti i Çelsit, Brus Bak dhe administra­tori i Arsenalit, Ivan Gazidhis (djathtas)
Drejtori i Liverpulit Ian Ajër (majtas), presidenti i Çelsit, Brus Bak dhe administra­tori i Arsenalit, Ivan Gazidhis (djathtas)
 ??  ?? Administra­tori i Junajtid, Eduard Uduard
Administra­tori i Junajtid, Eduard Uduard

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania