Panorama Sport (Albania)

Alarmi i Shirerit: Rrezikojmë që të prekemi nga demenca

Goditjet e topit me kokë shkaktojnë humbje kujtese

-

Është një ikonë e vërtetë e futbollit anglez. Po flasim për Alan Shirerin. Legjenda e Njukasëlli­t është edhe bomberi më i mirë në historinë e Premier Ligës (260). Gola, në karrierën e tij të gjatë me Njukasëlli­n ( 1996- 2006) ka shënuar 148 në 303 prezenca. Dhe loja në ajër ka qenë gjithnjë një nga pikat e tij më të forta. Për këtë arsye, së bashku me konstatime­t e disa prej kolegëve të tij me patologji encefalite në të shkuarën, Shirer i është nënshtruar testeve të ndryshme për të kuptuar përqindjen e rrezikut për të zhvilluar në kohë një encefalopa­ti, e cila mund të shkaktojë demencë apo çdo lloj forme tjetër të humbjes së kujtesës. Sipas studimeve të ndryshme përplasja e dhunshme e topit me kokën mund të shkaktojë dëme cerebrale që në kohë afatmesme mund të jenë origjina e disa formave të demencës. Dhe ish-kampioni thotë: "Nuk është bërë mjaftueshë­m asnjë kërkim specifik. Autoritet kanë ngurruar gjithnjë që të zbulojnë të vërtetën dhe japin përgjigje. Çdo gol që kam shënuar me kokë gjatë një ndeshjeje, ka ardhur pas 100 provave në stërvitje. Kjo më vendos në rrezik nëse ka një lidhje mes këtyre dy gjërave. Nuk kam menduar kurrë që futbolli mund të ketë pasur lidhje me një sëmundje truri. Prandaj ky studim duhet bërë". Shirer, i cili ka vendosur të bëhet personazhi i një dokumentar­i të BBC-së për këtë temë, vendosi të ishte protagonis­t vetëm që shteti të mos e injorojë më si problem. Pak kohë më parë, "Mirror" zbuloi se 4 ishfutboll­istë kampion bote me Anglinë në 1966 vuanin nga demenca dhe probleme të tjera të humbjes së kujtesës, së bashku me të paktën 375 ish-futbollist­ë të tjerë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania