Panorama Sport (Albania)

>? @ >

-

Alvaro Morata është rikthyer duke shënuar golin më të rëndësishë­m të karrierës së tij me Çelsin, në ndeshjen e fundit kundër Junajtid të dielën dhe në një intervistë për "Marca" thotë se tani ka gjetur gjithçka kërkonte te Reali i Madridit, një vend titullari. Është folur shumë rreth arsyeve që ju detyruan të largoheshi­t nga Reali, cilat janë ato?

Në fund, arsyeja vendimtare ishte vetëm fakti që Reali nuk më garantonte dot që të luaja çdo të diel. Në Londër kam tri ndeshje, ku nuk kam qenë në formën time më të mirë fizike, por kam vijuar të luaj. Këtë doja unë. Reali është Reali dhe çdo futbollist do të donte të luante për këtë skuadër. Përse do të doja që të largohesha prej andej? Doja të luaja, asgjë tjetër. Është thënë se nuk doja të luftoja, por unë luftova gjatë gjithë jetës për të qenë pjesë e këtij klubi dhe titullar. Luftova gjithë jetën, por duhet të luaja dhe te Çelsi gjeta atë që doja.

A ju kërkoi Zidan të qëndronit?

Unë do t'i jem gjithnjë mirënjohës Zidanit, sepse më dha shansin të fitoj një tjetër Champions dhe të luaja me Realin. Ai më tha: "Alvaro, unë e di që ti do që të luash në vazhdimësi dhe mendoj se është logjike që ti të shkosh". Më tha se donte që unë të qëndroja, por që kishte shumë alternativ­a në sulm. Unë vendosa që gjëja më e mirë për mua ishte të largohesha, sepse përpara ishte Botërori dhe unë nuk doja të mungoja. Dua të jem një lojtar i rëndësishë­m për Spanjën.

Jeni penduar për largimin? Unë nuk do pendohesha kurrë që firmosa me një klub si Çelsi dhe uroj që të qëndroj gjatë aty. Ti nuk duhet të kesh kurrë pengje në jetë. Të gjitha hapat që kam marrë në karrierë, më kanë shërbyer për të mësuar diçka. Fitova në Itali, fitova te Reali dhe u ndjeva i rëndësishë­m. Tani kam një sfidë përpara meje, të jem kampion në Spanjë, Itali dhe Angli. Nuk e ka arritur asnjë spanjoll.

Përpara keni edhe një tjetër sfidë, Botërori pas një Europiani zhgënjyes. Në futboll ndodh rëndom që kur eliminohes­h, nuk ke bërë sa duhet. Por, unë mendoj se, nëse nuk do të ndesheshim me Italinë, nuk e dimë se çfarë do të kishte ndodhur. Megjithatë, kjo tani i takon së shkuarës. Tani duhet të jemi shumë të motivuar. Kombëtarja po luan mirë. Disa nuk kanë luajtur kurrë në një Botëror, disa po, kështu që kemi një përzierje të mirë të përvojës me talentin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania