Panorama Sport (Albania)

Spanja, “zhduken” sulmuesit

Dikujt i mungon shënjestra, njëri vuan gjurin, një tjetër luan larg portës

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kristiano Ronaldo, Karim Benzema, Luis Suarez, Antuan Grizman. Kush është më keq? Zakonisht kur përmendim emrat e tyre, nëpër mend na kalojnë shifra të çmendura. Por, në këtë start sezoni në La Liga, situata e "4 fantastikë­ve" është përmbysur: ata kanë humbur superfuqit­ë. Pas pauzës ndërkombët­are, në 18 nëntor është në program derbi madrilen në "Xanda Metropolit­ano" dhe është rasti më i mirë për të heshtur kritikat dhe zërat e krizës.

RONALDO - Po e nisim nga Kristiano, i cili prej vitesh na ka mësuar me vjeshtë të nxehtë. Me Zidanin gjërat kanë ndryshuar. Që sezonin e shkuar, CR7 e nisi ngadalë për të shpërthyer në pranverë dhe falë formës së tij mes marsit dhe majit, ai vendosi dorën në "Topin e pestë të Artë". Por këtë sezon, portugezi ka shënuar vetëm 1 gol në 7 ndeshjet e La Ligës: pavarësish­t 48 goditjeve drejt portës (12 në kuadrat) efikasitet­i është vetëm 2.1 _ . Megjithatë, deri tani u ka shpëtuar vërshëllim­ave të "Bernabeu"-t. Ai që në fakt nuk është imun ndaj tyre është Karim Benzema. Apatia e tij është kritikuar deri nga Geri Lineker, gjë që e ka tërbuar, duke sjellë një spirale të re polemikash. Francezi nuk shënon në "Bernabeu" prej 2 prillit (7 ndeshje) dhe ka shënuar vetëm 1 gol në 480 minutat e këtij kampionati. "Luan për skuadrën" e mbron gjithnjë Zidan. E vërtetë, por Benzema po gabon gola nga dy hapa dhe një pjese të mirë të "Bernabeu"-t u ka ardhur në majë të hundës. Vetëm në 2012, Karim kishte shënuar kaq pak dhe atëherë kishte goditur

vetëm 4 herë në portë. Sot ka 7 gjuajtje në kuadrat nga 18 tentativa. Një tjetër sulmues i shpallur në kërkim është Antuan Grizman. "Fakti që kemi 23 pikë pa golat e Grizmanit është një sinjal pozitiv për grupin", e justifikoi formën e tij Simeone pas goditjes së dënimit të Partejt në 91' në "Riazor", e cila solli vetëm fitoren e 2-të në

9 ndeshje (6 barazime dhe 1 humbje). Francezi në La Liga ka vetëm 2 gola (4 më pak se nga një vit më parë) në 736 minuta dhe nuk shënon prej 27 shtatorit në Champions. Vëllai akuzon taktikat e Simeones, se e vendos larg porte. Tjetër natyrë ka kriza e Suarezit. Edhe durimi i "Camp Nou"-t me uruguaiani­n po sprovohet, por ai

mbrohet nga një mik i veçantë: Mesi. Por "El Pistolero" ka një problem në gju, i cili mund të kërkojë operacion. Ai që deri në qershor ishte numri 9 më i mirë në botë, ka shënuar 3 gola në 712 minutat e 8 ndeshjeve. Vitin e shkuar ishte në krye të klasifikim­it të shënuesve pas 11 javësh, bashkë me Mesin (8 gola).

 ??  ?? Kristiano Ronaldo
Kristiano Ronaldo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania