Panorama Sport (Albania)

Çalha e Silva, me kombëtaret për t'u rikthyer vendimtarë

-

Te Milani, ku ka marrë besim veçanërish­t pas dëmtimit të Bonaventur­ës, Çalhanoglu ka luajtur katër herë si titullar në më pak se dy javë. Nga Kievo te Juventusi, nga Athina në Sasuolo (ku u dallua për një goditje dënimi dhe një tjetër nga distancë e largët). Normalisht aftësitë e turkut nuk limitohen këtu dhe Milani shpreson që, me të kaluar një periudhë (më se normale) përshtatje­je, fantazisti të ketë më shumë për të treguar. Këtë herë Luçesku nuk është rrëfyer në publik, por në Turqi të gjithë e njohin historinë: në ndeshjen vendimtare kundër Islandës, ku Turqia dështoi, trajneri la të kuptohet se e ndjeu mungesën e Çalhanoglu­së (Hakan ishte i pezulluar për shkak të kartonëve të verdhë), një nga liderët e skuadrës. Turqia do të luajë dy miqësore, kundër Rumanisë dhe Kombëtares sonë (nesër dhe të hënën) dhe, me mungesën e Arda Turan, Burak Ilmaz e Emre Belozoglu, sytë do jenë të drejtuar nga mesfushori i kuqezinjve. ANDRE, NË VEND TË CR7-ës - Principi vlen edhe për Andre Silvën, për të cilin ishte thënë se gjendej më mirë në Europë sesa në Serinë A. Në transfertë­n e fundit në Athinë dhe akoma më përpara në "San Siro" gjithmonë kundër grekëve, portugezi megjithatë hasi vështirësi dhe nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës (megjithëse deri në atë moment, ndodhej në kuotën 4 gola në po aq ndeshje). Edhe për të shtypi sportiv portugez i kujton se pesha e sulmit të përfaqësue­ses bie mbi krahët e tij, duke konsiderua­r pushimin e Ronaldos: miqësoret e luzitanëve janë me Arabinë Saudite (nesër) dhe SHBA-të (të martën). Milani pret dhe shikon me vëmendje: interesi është që Andre, po ashtu si Çalhanoglu, të rilindin me kombëtaret e, më pas, të përsëriten me Milanin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania