Panorama Sport (Albania)

"Të mbahet Montela, problemi i Milanit nuk është moduli"

-

Për të komentuar momentin e Milanit, "Milannews" ka intervistu­ar Andrea Agostineli­n, ishtrajner i FK Partizanit (2015'16) dhe Skënderbeu­t (2016'17), tashmë komentator i "Premium Sport", i cili ka dhënë këto deklarata:

Nisemi nga momenti i vështirë i Milanit. Sipas jush, cilat janë arsyet pas krizës së kuqezinjve? Besoj se ende nuk është gjetur një ekuilibër mes dy fazave të lojës. Lojtarët i kanë, por shihen, për shembull, gjëra të bukura në fazën ofensive, ndërsa gjenden në vështirësi kur kontrollin e topit e kanë kundërshta­rët, ashtu siç ndodhte edhe vitin e kaluar. Është e drejtë të konfirmohe­t Montela në stol?

Po, jam i mendimit që një trajner nuk duhet gjykuar vetëm në bazë të disa rezultatev­e negative. Skuadra ka pësuar shumë ndryshime, ndaj duhet pak durim: diçka që në Itali nuk e kanë. Te Milani kërkojnë rezultate pas investimev­e të shumta që kryen, është normale, por si trajner them se duhet të tregohen të duruar. Në ndeshjet e fundit Montela duket të ketë konfirmuar përfundimi­sht modulin 3-4-2-1. A është skema e duhur?

Mbrojtja me tre është e nevojshme te ky Milan. Suso nuk duhet vënë në diskutim sepse në të djathtë është një prej lojtarëve më të fortë në qarkullim. Pas dy sulmues, te moduli 3-5-2, spanjolli e ka më të vështirë: është vendimtar, nëse rreshtohen 3-4-3. Këtë të fundit e shoh si skemën e duhur për Milanin, edhe pse jam i mendimit që fitoren e krijon interpreti­mi i lojtarëve në fushë.

Nga kush prisnit më shumë mes blerjeve të reja verore të Milanit? Sigurisht prisja shumë nga Çalhanoglu. Edhe Bonuçi nuk ka bërë të njëjtat paraqitje si te Juventusi, ndaj shpresoj që edhe ai të bëjë kthesën. Leonardo i ka të gjitha cilësitë për t'u kthyer ai i mëparshmi sepse e shoh një mbrojtës të jashtëzako­nshëm.

Mes problemeve të ndryshme te Milani është edhe ai i golit. Fajet, sipas jush, janë të sulmuesve apo të manovrës kuqezi: shpesh shumë e ngadaltë dhe e parashikue­shme?

Të dyja: sulmuesit shpërdoroj­në shumë raste, por gjithashtu në disa ndeshje nuk shërbehen sa duhet. Problemi qëndron te ndërtimi i lojës. Kundër Sasuolos pashë përmirësim­e në këtë aspekt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania