Panorama Sport (Albania)

Presidenti i Olimpiakos­it në gjyq për trukim, jep dorëheqjen

-

Pronari i Olimpiakos­it dhe Notingem Forestit në Angli, Evangjelos Marianaqis do të dalë përpara gjykatës për akuzat e trukimit në Greqi. Një panel në Gjykatën e Apelit e kanë urdhëruar manjatin e flotës greke së bashku me 27 biznesmenë të tjerë dhe ish- zyrtarë futbolli, që të dalin në bankën e të akuzuarve për një proces që ka nisur që në vitin 2015. Ende nuk është vendosur një datë për gjyqin, por afatet e lirisë së tij me kusht janë shtyrë. Marianaqis, i cili e ka vendosur pasurinë e tij duke investuar në flotën greke, i ka mohuar të gjitha akuzat. Të akuzuarit e tjerë, ndaj të cilëve rëndon thuajse e njëjta akuze, përfshijnë aksionerë dhe zyrtarë dhe ish- zyrtarë në disa prej klubeve greke, por edhe ish- arbitra.

JEP DORËHEQJEN - Me një njoftim zyrtar në faqen e klubit, ai dha dorëheqjen nga detyra derisa drejtësia të vihej në vend, edhe pse seancat gjyqësore pritet të fillojnë vitin e ardhshëm. "Jam i bindur rreth pafajësisë sime dhe mendoj se seancat e mbetura gjyqësore do ta tregojnë duke bërë që të bien të gjitha akuzat ndaj meje", shkruhej në mesazhin e tij, ku njoftohej gjithashtu se detyrat e presidenti­t do t'i merrte zëvendëspr­esidenti Janis Moralis, i cili është njëkohësis­ht edhe kryetari i Bashkisë së Pireut. Ndeshjet për të cilat akuzohet se ka trukuar 50- vjeçari dhe bashkëpunë­torët e tij janë mbajtur mes viteve 2011-2013. Akuzat e para ndaj Marianaqis përfshinin edhe mashtrimin, shantazhin, si dhe krijimin e një organizate kriminale, por ai u shpall i pafajshëm për akuzën e fundit. Ai u akuzua, përsëri pa u dënuar, për vendosjen e një bombe në furrën e bukës që ishte në pronësi të një gjyqtari futbolli. Prej muajit maj, Marianaqis është zyrtarisht edhe pronari klubit të Notingem Forestit në Championsh­ip, pasi bleu 100% të aksioneve nga ish-pronari Favaz Al Hasavi. Pavarësish­t se ai ishte në mes të një procesi gjyqësor, Premier Liga e miratoi sipërmarrj­en.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania