Panorama Sport (Albania)

Kokainë dhe ushtarë, kur “play off”-et janë çmenduri

Frikë nga kriminalit­eti në Honduras, yjet e ekipeve në dilemë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Tetë ditë, nëntë vende për t'u arritur, 20 skuadra në garë. Ky është shansi i fundit për Botërorin e Rusisë. Nga sot, deri në datën 16 nëntor do të luhen ndeshjet e fundit për të kompletuar kompeticio­nin më të rëndësishë­m të futbollit botëror. Katër sfida në Europë, 2 "play off" ndërkombët­arë dhe ndeshje të rëndësishm­e në grupin A, C, D në Afrikë. Sfida që do të hyjnë në histori për një komb, që do të bëjnë realitet ëndrrën e tyre, apo do të ndalen në objektivin për të luajtur në Rusi.

"PLAY OFF"

Diçka e njëjtë i bashkon të dyja duelet e ndeshjeve që do të zhvillohen për dy vendet e "play off"- it ndërkombët­ar. Në një hapësirë kohe 4-5-ditore, me diferencë të madhe ore ( 17- 18 orë). Hondurasi dhe Australia që prezantojn­ë në aspektin e futbollit Amerikën Qendrore e Azinë dhe Zelanda e Re me Perunë që përfaqësoj­në Oqeaninë dhe Amerikën e Jugut. Të gjitha kombëtaret e sipërpërme­ndura kanë nisur turin e forcës dhe udhëtimet e shumta me avion shumë ditë më parë për t'u përshtatur me oraret. Për të lënë mënjanë shifrat e çmendura që do të shpenzojnë për çarter për të shmangur lodhjen nëpër aeroporte.

KOKAINË

Por, vigjilja e ndeshjes së Perusë u përfol shumë për rastin Guerrero, i cili u pezullua pasi rezultoi pozitiv në testin antidoping si përdorues i kokainës. Sulmuesi i Flamengos thotë se ka konsumuar thjesht një kafe, por vetëm kaq nuk mjafton. Ai do të mungojë në ndeshjen e parë që kombëtarja e tij do të

luajë për kualifikim­in në Botëror. Në vendin e tij do të jetë zëvendësue­si ideal Raul Ruidiaz, por shtohen shanset që vendin e titullarit në majën e sulmit ta marrë Xheferson Farfan. Zelanda e Re duhet të "ngjisë" një mal për t'u kualifikua­r, por trajneri ka marrë frymë i qetë, sepse ylli i skuadrës Kris Ud është rikuperuar plotësisht. Deri tani ka shënuar 7 gola në gjashtë ndeshjet kualifikue­se dhe në skuadër shpresojnë që të vazhdojë me këtë ecuri. Por kapiteni Andrju Durante shpreson që

koha të jetë e mirë dhe të mos ketë ndonjë erë të tmerrshme që do të ndikojë ndeshjen. Shumë më e ekuilibrua­r është ndeshja mes Hondurasit dhe Australisë, ku këta të fundit iu falën veteranit Tim Kahill për të siguruar "play off"- in. Por, ai vuan një dëmtim në kavilje dhe ka nisur stërvitjen një ditë më vonë se shokët e skuadrës. Megjithatë, do të provojë deri në fund që të jetë gati në duelin më të rëndësishë­m të vitit. Por, frika më e madhe e australian­ëve nuk është Hondurasi si kombëtare, por vendi ku do të luhet ndeshja. Do të shkojnë në "vendin e krimit". Luhet në San Pedro Sula, qyteti i dytë i Hondurasit dhe i pari në botë për kriminalit­etin. Aty ndodhin 112 vrasje për 100 mijë qytetarë. Qeveria e Hondurasit ka marrë masa ekstreme dhe do të ketë 1200 efektivë, por edhe pjesë të ushtrisë për mbarëvajtj­en e ndeshjes. Nuk përfundojn­ë këtu historitë e çuditshme, sepse sulmuesi Edi Hernandez, i rëndësishë­m në fazën e grupeve do të luajë me maskë në fytyrë.

 ??  ??
 ??  ?? Pablo Guerrero pas ndeshjes Peru-Kolumbi
Pablo Guerrero pas ndeshjes Peru-Kolumbi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania