Panorama Sport (Albania)

Beqaj pa doreza: Shqipëria do të përsërisë suksesin

“Zgjedhje të mençura nga Panuçi, ja kë veçoj nga Superiorja”

- OLSI TUJANI

Prej shumë vitesh, i është dashur t'i ndjekë ndeshjet e Kombëtares sepse përpara tij ishte një gardian si Foto Strakosha. Arjan Beqaj, në një intervistë për "Panorama Sport", kujton miqësoren e fituar 1- 4 në Turqi, por edhe analizon situatën në kampin kuqezi ku janë në përbërje dy portierë në formë shumë të mirë. Sipas Beqajt, për Shqipërinë është një fat i madh. "Do të ishte fat i keq nëse do të ishin dy portierë të këqij (qesh…). Është fat i mirë. Shumë i mirë që të kesh dy portierë të tillë", shprehet ndër të tjera ish- gardiani i Kombëtares, i cili i cilëson zgjedhje të mençura ato që Panuçi ka bërë përpara kësaj miqësoreje.

Ku është Beqaj momentalis­ht, cili është angazhimi juaj personal?

Siç e dini, jam trajneri i ekipit kombëtar të Qipros. Momentalis­ht jemi në Gjeorgji dhe kemi ndeshje miqësore me këtë kombëtare.

Shqipëria do të luajë me Turqinë, por a e kujtoni miqësoren e vitit 1998 në fitoren 1- 4?

Me sa mbaj mend, ka qenë një miqësore ku unë jam futur si zëvendësue­s dhe Foti ( Foto Strakosha) ka luajtur në pjesën e parë. Një ndeshje që e kemi luajtur jashtë Stambollit, nëse kujtohem mirë, ka qenë në Djarbakir.

Si i kujtoni emocionet e asaj përballjej­e?

Çdo ndeshje me Kombëtaren, për ne ishte një kënaqësi e madhe dhe emocionues­e. Ndeshje me një emocion të veçantë, të cilat të ndihmojnë në ecurinë e karrierës, por mbi të gjitha, të japin edhe një përmbushje në aspektin emocional dhe moral. Çdo fitore na gëzonte, aq më tepër kur përballë ishte një ekip si Turqia.

Së fundmi, sa e keni ndjekur Shqipërinë dhe si i keni parë ndryshimet me Panuçin?

Për mua, Panuçi ka filluar të bëjë një punë të mençur.

Në ç'kuptim, kujt i referoheni?

Në kuptimin që ai po ruan një bosht lojtarësh, që sollën suksesin në Europian dhe në të njëjtën kohë, po kërkon ta freskojë

skuadrën me lojtarë të rinj që kanë edhe kualitetin, por edhe dëshirën për të dhënë kontributi­n e tyre në suksese të tjera të Kombëtares. Sigurisht, të gjithë jemi të vetëdijshë­m, që për Shqipërinë nuk ka qenë e lehtë, pas Europianit, që të menaxhonte një sukses kaq të madh. Nuk është e lehtë për ekipet e vogla diçka e tillë.

Po nis një edicion i ri… Po, dhe tani po shoh që sërish është rikthyer fryma e grupit dhe sigurisht, që mundësitë janë që Shqipëria të arrijë të ketë sërish

sukses. Zgjedhjet e trajnerit janë të drejta, sipas meje.

Edhe duke lënë jashtë kapitenin, si dhe të afrojë një futbollist pa skuadër?

Nuk duhet t'i shohim gjërat në këtë perspektiv­ë, e cila, sipas meje, është thjesht e rastit. Dua të them që Naser Aliji, me çfarë kam parë prej tij, ka potencial. Nuk e di si i ka pasur situatat e tij dhe gjërat kanë shkuar deri në pikën që të jetë pa ekip. Sa i përket Agollit, nuk është nevoja që të futem në komente. Ansi ka bërë një karrierë të shkëlqyer.

Me çfarë kam lexuar, kjo zgjedhje është bërë në dijeni të Ansit, i cili ka biseduar me trajnerin dhe i ka kërkuar që të shohë edhe lojtarë të tjerë, duke qenë se i di edhe aftësitë, edhe mundësitë e Agollit për të dhënë në një ndeshje. Kjo është edhe arsyeja pse bëhen ndeshjet miqësore, për të parë gjëra që nuk ke mundësi t'i shohësh në ndeshjet zyrtare.

Si e keni parë ecurinë e dy portierëve të Kombëtares, Berishës dhe Strakoshës?

Në radhë të parë, Shqipëria

është me fat që ka dy portierë të shkëlqyer. Me Etritin, kisha rast të takohesha javën që shkoi, duke qenë se Atalanta luajti në Nikosia me Apollonin. Të dy portierët kanë treguar nivel shumë të lartë që nga vjet. Kanë vazhdimësi të dy, të cilët luajnë në nivel shumë të lartë.

Si ishte takimi mes jush?

Po ju them që ishte një takim special edhe për djalin tim, të cilit iu bë qejfi shumë që e pa Berishën nga afër apo edhe që mori prej tij një fanellë si dhuratë.

A mendoni se Strakosha mund të "vuajë" atë që e keni përjetuar ju me Foto Strakoshën?

Jo, jo ( qesh…). Nuk duhet që t'i shohim gjërat kështu. Në një ekip, secili ka kontributi­n e vet. Ajo që ka rëndësi, është që do të vijë edhe momenti i Strakoshës në një kohë të caktuar. Ai është një djalë i ri, i cili po bën shumë, shumë mirë, si asnjë portier tjetër shqiptar. Ka arritur gjëra që asnjë portier tjetër shqiptar nuk ia ka dalë në një moshë të tillë.

Mos më keqkuptoni, pyetja konsiston në idenë që, duke qenë të dy portierë shumë të mirë, për fat të keq, i dyti i bie të qëndrojë në pritje. Siç ka ndodhur më parë me ju dhe me Foto Strakoshën…

Jo, prapë nuk jam dakord me ju. Është fat i mirë. Shumë i mirë që të kesh dy portierë të tillë. Do të ishte

fat i keq nëse do të ishin dy portierë të këqij ( qesh…).

Nëse e keni ndjekur futbollin shqiptar, keni piketuar ndonjë portier që mund të bëjë kalimin jashtë vendit?

Për të qenë i sinqertë, kam pak mundësi të ndjek kampionati­n shqiptar. Mirëpo, një portier të Vllaznia.

Selmani?

Kam lexuar dhe parë video për të, i cili ka disa cilësi të mira. Megjithatë, të gjithë ne duhet të ndryshojmë mentalitet­in.

Mentalitet­in në lidhje me çfarë?

Që gjithmonë të shmangim mentalitet­in që na ka penalizuar në të kaluarën. Në të kaluarën kishim probleme sepse na duhej kohë e gjatë që të përshtates­him. Tashmë, lojtarët shqiptarë janë më afër realitetit europian. Dhe këtë mundësi na e shton më shumë edhe fakti që shohin më shumë ekipe apo futbollist­ë të huaj. Gjithashtu, shumë djem të rinj nga Shqipëria janë larguar në skuadra jashtë vendit nëpër botë duke provuar dhe parë se si funksionoj­në gjërat për profesioni­stët. Mbi të gjitha, është fat i madh që kanë një Kombëtare ku të gjithë çunat janë profesioni­stë dhe që le të themi, mund të shërbejnë edhe si udhërrëfye­s për të rinjtë. Pra, Kombëtarja dhe lojtarët nuk janë vetëm idhuj të fëmijëve, por edhe si shembuj për të rinjtë që merren me këtë sport.

 ??  ?? Moment nga seanca e djeshme stërvitore e kombëtares në Antalia
Moment nga seanca e djeshme stërvitore e kombëtares në Antalia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania