Panorama Sport (Albania)

“Panuçi bën çudira me listën, gaboi edhe me kapitenin Agolli”

Çfarë tha Hafizi: Në Turqi donin të më shkarkonin

-

Në janar të vitit 1998, Astrit Hafizi ka drejtuar kuqezinjtë në miqësoren e fituar në transfertë 1-4. Ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", në numrin e djeshëm, ish-trajneri i Kombëtares analizoi edhe zgjedhjet e Panuçit. "Kanë kaluar afro 20 vjet nga miqësorja e fituar 1-4 në Turqi. Një e veçantë e saj ka qenë për qëndrimin tim në Kombëtare, sikur ajo ishte përcaktuar jo me qëllimin e mirë. Ideja e asaj ndeshjeje ishte bërë që të humbnim dhe unë detyrimish­t të largohesha, meqë ishim edhe para fillimit të kualifikue­sve. E kam aprovuar ndeshjen me dëshirën më të madhe, sepse si trajner, të vinte rrallë një kundërshta­r i tillë. Ne shkuam, fituam dhe ishte ndeshje jashtëzako­nisht e mirë. E mora me sportivite­t, kisha besim te skuadra. Ka qenë fitorja më e bukur për miqësoret, pasi atëherë kishim pak të tilla. Pas asaj ndeshjeje, turqit larguan trajnerin e tyre. Shkuam që të heqim trajnerin tonë dhe hoqëm të tyrin (qesh…)".

ZGJEDHJET E PANUÇIT - "Zgjedhja është pa diskutim ekskluzivi­tet i trajnerit. Është momenti për të bërë testime për mënyra loje apo edhe lojtarësh, dhe kur bëhen zgjedhje për qëllim të mirë, është normale. Por, kur thirret një futbollist pa skuadër në Kombëtare, nuk mund të rri pa e përmendur. Si motivohet kjo? Nuk di se çfarë epitetesh mund të viheshin ndaj një trajneri shqiptar nëse do e bënte këtë gjë… E dyta, si mund të lihet jashtë kapiteni i ekipit? Edhe në rast se mund të jetë në fund të karrierës, ky moment do të vijë kur ta vendosë vetë lojtari, i cili i ka dhënë shumë Kombëtares, është në aktivitet apo edhe në Champions. S'më duket e drejtë që të mos thirret. Më në fund iu rikthye lojtarëve të kampionati­t me Lilajn, por ky është lojtar me bagazh, që duhej provuar në ndeshje zyrtare, jo në miqësore. Ka edhe lojtarë të tjerë, të rinj, që i aktivizoi në ndeshje zyrtare dhe nuk i merr më në miqësore, si Memolla", u shpreh Hafizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania