Panorama Sport (Albania)

Kur trajneri i Shqipërisë ishte italiani Gianni De Biasi...

- Nga BESNIK DIZDARI

VARFËRIA SHQIPTARE E MENDIMIT FUTBOLLIST­IK

Ishin ndeshjet Zvicra-Sh qipëria dhe Qipro- Sh qipëria. Mirëpo, "propaganda" ndërroi kurs. Befas u shfaq një temë absurde që pyeste, nëse do të ishte apo jo prapë trajner Gianni De Biasi. Deri dhe nëse do të ishte kapiten Lorik Cana apo jo?! Apo tjetra: nëse do të vazhdonte më tej ky "projekt" i Federatës Shqiptare me Kombëtaren, apo jo?!

E, pra, nuk kishte probleme më të parëndësis­hme se sa këto. Sepse De Biasi nuk ishte as Pozzo, as Herrerra, as Valcareggi, as Bearzott, as Sacchi, as Lipi, as Trapatoni, sa për të përmendur trajnerët e famshëm po nga Italia. De Biasi ishte një trajner profesioni­st i shkollës së shquar të trajnerëve italianë, të cilin Shqipëria e gjeti ndërsa bënte jo trajnerin, por analistin e futbollit. Duke e nderuar teksa po e risillte në fushën e blertë, duke i dhënë prapë emër trajneri, ashtu siç i dha fort bukur edhe ai emër Shqipërisë përfaqësue­se. Ndërkohë, kapitenët e skuadrave nuk përbënin assesi problem,sepse kudo ata ndërrohen, madje ka raste kur ndërrohen edhe nga ndeshja në ndeshje. Kurse për sa i përket "projektit" të FSHF-së me Kombëtaren, absolutish­t nuk ishim në dijeni për ndonjë projekt kësisoji, përveç "atij" të braktisjes deri në mani të çdo talenti që mund të dalë nga Kampionati­t Kombëtar i futbollit mbrenda mureve të Shqipërisë. Çka e shuante ëndrrën e të rinjve të fushave të blerta shqiptare për të veshë qoftë dhe fanellën e Kombëtarev­e 21 apo 19-vjeçare - humbëse të rregullta!

Trajneri De Biasi me siguri po meditonte ndërkaq, teksa i thoshte mendja se ky qenka problemi kryesor i futbollit në Shqipëri: do të jetë apo nuk do të jetë ai trajneri i Kombëtares së shqiponjav­e. Kur para tij kjo Kombëtare kishte pasur trajner Ljubisa Brocic (madje Kampion i Ballkanit me te) i cili kishte arritur suksese të bujshme deri me Juventusin e Barcelonën! Kur para tij kjo Shqipëri e vogël, kishte pasur trajner Otto Baric-in, i cili njihej si ndër trajnerët më të mirë jo të Serie B të Italisë, por të Serie A të Europës! Kur po aq kishte pasur trajnerë e pakta edhe nja tre ish-futbollist­ë kampionë e nënkampion­ë të botës si Giuseppe Dossena, Hans Peter Briegel apo Arie Haan. Pa sa për kapitenë skuadrash ajo kishte pasur sa të duash. Ndërsa "projekte" thuajse nuk kishte pasur kurrë.

Dhe kështu, për fatin tonë jo të mirë, po rrezikonim që të dilnin para kohe jashtë vëmendjes dy ndeshjet e fundit të Shqipërisë për Kupën e Botës 2014.

Askush nuk po mendonte sikur Shqipëria t'i fitonte dy ndeshjet e fundit! Do të shkonte në 16 pikë, çka do të mund t'i jepnin renditjen më të lartë në histori në kualifikim­et europiano-botërore. Do të rritej tejet autoriteti i Kombëtares së Shqipërisë. Do të nxitej një klimë krejt tjetër për vetë futbollin përfaqësue­s shqiptar. Mirëpo, me sa po shihej për Shqipërinë, gjithçka kishte marrë fund me humbjen në Reykjavik, edhe pse ajo kishte ende edhe 20 për qind të ndeshjeve për të luajtur. Mëkat!

Të dukej se në Shqipëri po humbiste vlera e futbollit si shfaqje, si dukuri edukuese e çlodhëse e shoqërisë njerëzore, si sport që ndikon fort në formimin e rinisë, si spektakël i etikës e po të duash dhe i estetikës shpirtëror­e, si garë prove e forcave të karakterit, vullnetit, talentit.

Dhe mbrenda 100 orëve po "harrohej" se Shqipëria kishte edhe dy ndeshje për të luajtur. Të cilat nuk i kishte për kampionati­n e kooperativ­e bujqësore, por për Kampionati­n e Botës!

Ato ditë i thirra kujtesës për të zgjuar gjumin e harresave të mëdha. Shkrova:

"… Në kualifikim­et për Kupën e Botës 1966, Shqipëria vinte te ndeshja e fundit, 24 nëntor 1965, me Irlandën e Veriut, mbasi i kishte humbur të 5 ndeshjet e zhvilluara. Dhe barazoi 1-1, duke mos e lënë atë për 1 pikë të vetme të shkojë në fundoret (finalet) e Londrës. Ajo ishte një Irlandë e Veriut, ndër më të fortat në histori dhe që në Tiranë vinte krejt e sigurtë, duke pas në krye Nënpreside­ntin e FIFA-s, Harry Cavan. Ishte një Irlandë me emra të tillë si Jeninngs (Tottenham), Neill (Arsenal), Makinrlroi (Stock City) apo legjendari Best (Machester United). Dy vjet më vonë, prapë Shqipëria mbërrinte te ndeshja e fundit e saj në grup, për Kampionati­n e Europës, ajo e 17 dhjetorit 1967, përballë Nënkampion­es së Botës, Gjermanisë së Helmut Schön-it. Dhe ishte një Shqipëri prapë me 0 pikë dhe pa shënuar as edhe 1 gol të vetëm. Por 0-0 me Gjermaninë, rezultat që shkaktoi eliminon e bujshëm gjerman, të protagonis­tëve të tillë si Schulz, Patzke, Weber, Hotges, Overat, Netzer. Të dy ndeshjet bënë bujë botërore. Ishin ndeshjet e fundit në grup pra, të cilat trajneri Loro Boriçi, në kushte tejet të vështira trajtimi, i sendërtoi me urtësi, largpamësi dhe këmbëngulj­e të rrallë.

Ky është futbolli. Që thotë se gara vazhdon. Vazhdon jo me kontrata të parakohshm­e e të panevojshm­e trajnerësh, por më parë me daljen në fushën e lojës të skuadrave që synojnë dhe që luajnë e dinë të luftojnë deri në minutën e fundit të ndeshjes së fundit.

Dy rastet '65 dhe '67 ishin dy ndeshjet e fundit të grupit. Ashtu si sot. Por me një ndryshim të madh: asokohe Shqipëria vinte te këto ndeshje jo si sot me 10 pikë, por me 0 pikë. Dhe bëri dy sensacione botërore. Kuptojeni tash se sa më të rëndësishm­e janë dy ndeshjet e fundit datuar tetor 2013, këto me Zvicrën dhe Qipron. Vetëm mbas tyre do të ishte mirë të flitej nëse do të jetë apo jo Gianni De Biasi trajner i Shqipërisë…".

Kështu shkrova. ZVICRA E SHQIPTAREV­E

TË KOSOVËS Fundi po afrohej me mbërritjen në Tiranë të Zvicrës. Çka do të sanksionon­te të padëshirua­rën: rrëshqitje­n e Shqipërisë. Dhe ka qenë një çast për të cilin nuk di nëse sot më 2017, kemi mundur të nxjerrim sadopak mësime. Shqipëria do të humbiste 1-2 dhe do të shkonte në "origjinën" e saj: e parafundit në grupin e saj.

Ka qenë 11 tetor 2013 në Tiranë. Shqipëria-Zvicra 1-2. Madje deri në të 89' është 2-0 për Zvicrën dhe Shqipëria që ngushton në 1- 2 me 11metrëshi­n e Salihit. Dhe?...

Kori i pamëshirsh­ëm i tifozëve të saj që fyen deri sa s'ka ku shkon më, lojtarët shqiptarë të Kosovës, shtetas të rritur e formuar si futbollist­ë në Konfederat­ën e Zvicrës. Një stadium i tanë fyen me fjalorin më kundërnjer­ëzor futbollist­ët shqiptarë të Kosovës, të cilët luanin për Zvicrën.

E vërteta ishte se e pakta qysh dy vjet më parë, në shkrime e "analiza" televizive,

“Askush nuk po mendonte sikur Shqipëria t'i fitonte dy ndeshjet e fundit! Do të shkonte në 16 pikë, çka do të mund t'i jepnin renditjen më të lartë në histori në kualifikim­et europianob­otërore. Do të rritej tejet autoriteti i Kombëtares së Shqipërisë. Do të nxitej një klimë krejt tjetër për vetë futbollin përfaqësue­s shqiptar. Mirëpo, me sa po shihej për Shqipërinë, gjithçka kishte marrë fund me humbjen në Reykjavik, edhe pse ajo kishte ende edhe 20 për qind të ndeshjeve për të luajtur. Mëkat!”

për fat të keq të nxitura vetvetiu deri dhe prej njerëzve pranë futbollit, këta djem ishin quajtur "tradhtarë", ngaqë nuk kishin pranuar të luanin për Shqipërinë. Shkrime, intervista apo komente televizive janë aty dhe është mirë t'iu kthehen, për të kuptuar se si një mjedis i caktuar "propagandi­stik" shqiptar i paduruar, ka nxitur më e pakta përçmimin për këta djem të racës shqiptare. Përçmim që natyrisht është injektuar te tifozët për të mbërritur te skenat e turpshme të ndeshjes së 11 tetorit 2013. I keni harruar?...

Diku këta djem të talentuar u emërtuan si "emigrantë tanë të brezit të dytë". Duke harruar se ata nuk ishin assesi emigrantë as të brezit të dytë e as të brezit të parë të Shqipërisë. Ata ishin qytetarë të Kosovës dhe juridikish­t dhe shtetësish­t nuk kishin assesi të bënin me Republikën e Shqipërisë. Madje, për hir të së vërtetës, prindërit e tyre deri para pak kishin qenë shtetas të Republikës Federative Socialiste të Jugosllavi­së, me pasaportat e së cilës edhe kishin emigruar.

Po, ndërkaq, këta djem natyrisht që nuk i përkisnin ishJugosll­avisë, por shteteve të Zvicrës, Belgjikës apo Gjermanisë që iu kishin dhënë shtetësinë e re. Që do të thoshte se këta të ashtuquajt­ur "emigrantë të brezit të dytë", nuk ishin të Republikës së Shqipërisë, por të Republikës së Kosovës, tash shtet i pavarun.

Ndërkaq, nga ana sportive ata kishin krejtësish­t formim zviceran, belg apo gjerman. Deri edhe "tonët" Mavraj, M.Basha, Abrashi, V.Basha, Gashi, Mehmeti, L. Sadiku, zyrtarisht më parë kishin luajtur me Kombëtaret e 21vjeçarëv­e të Gjermanisë, të Zvicrës dhe të Suedisë. (Tashmâ Kombëtaren e Shqipërisë mund ta quanim dukuri gjeopoliti­ke europiane për t'u studiuar).

Natyrisht, me Shqipërinë këta djem të talentuar të Kosovës, i lidhte kombësia e njëjtë, dashuria për të. Pa harruar kurrsesi që, nëse ata dëshironin të vinin dhe të luanin për Kombëtaren e Shqipërisë, mirë se të vinin. Ashtu siç dhe disa prej tyre kishin ardhur. Por që

 ??  ?? De Biazi duke vizituar skuadrën Kombëtare para ndeshjes me Lihtenshte­jnin, e para për Panuçin
De Biazi duke vizituar skuadrën Kombëtare para ndeshjes me Lihtenshte­jnin, e para për Panuçin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania