Panorama Sport (Albania)

Bushi superstici­oz për tifozët: Bëni magji për fitoren

"I bindur që shënojmë, luajmë në sulm për revanshin"

- OLSI TUJANI

Tifozët janë pjesë e rëndësishm­e në një ekip. Kjo ide është edhe për trajnerin e Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, i cili ka bërë thirrje jo vetëm që të ketë mbështetje nga shkallët e stadiumit: "Edhe ai që na ndjek nga shtëpia, duhet të bëjë magji a duhet të falet (lutet) që Shqipëria të fitojë", është shprehur Bushi para ndeshjes së vlefshme për kualifikue­set e “Euro 2018”.

Goli i parë - "Kemi luajtur shumë mirë në fazën sulmuese, por na ka munguar goli. Futbolli është i çuditshëm, por ne kemi krijuar shumë raste. Mendoj se do shënojmë nesër ( sot). Ndeshjen më parë me Irlandën, kemi pasur raste për të shënuar, por nuk e bëmë. Besoj që do të shënojmë nesër (sot) dhe me ndihmën e tifozëve mund edhe të fitojmë".

Strategjia - "Në fillim mendonim se të gjitha ekipet do na sulmonin, por tashmë po na rrinë në mbrojtje dhe e kemi problem. Mendoj se nesër (sot) duhet të bëjmë durim. Irlanda del shumë shpejt në kundërsulm, ka lojtarë shumë të shpejtë, por duke ruajtur qetësinë, mund të bëjmë mirë dhe marrim maksimumin."

Objektivi - "Ne kualifikim­in e ëndërrojmë, por jemi ekip i vogël. Duke pasur Span-

jën në grup, është shumë e vështirë të kualifikoh­emi, por jo e pamundur. Nuk është çudi që të mundim edhe Spanjën. Por ne kërkojmë të mundim Irlandën nesër (sot). Nëse bëjmë këtë lojë që kemi bërë deri tani, do të jem i kënaqur. Nuk ka problem nëse nuk fitojmë, nëse lojtarët japin maksimumin, sakrifikoj­në për shokët dhe bëjnë lojën që kemi bërë deri tani."

Lojë pa fitore - "Normale që më vjen keq, sepse kemi punuar mirë. Në Irlandë na shënuan në minutën e 95-të me penallti, por tashmë e kemi harruar, por duhet dhe mendoj se mund ta marrim revanshin. Djemtë janë shumë të karikuar për këtë. Çunat e kanë justifikua­r veten me lojën që kanë zhvilluar deri tani."

Tifozët - "Edhe tifozët janë të rëndësishë­m pasi na japin

mbështetje. Edhe ju gazetarët jeni të rëndësishë­m për ne. Nëse tifozi nuk na mbështet, të mos na kërkojë rezultat. Luajmë për fanellën e Shqipërisë dhe duhet ndihma e të gjithëve. Edhe ai që na ndjek nga shtëpia, duhet të bëjë magji, a duhet të falet (lutet) që Shqipëria të fitojë. Mos ua lini vetëm lojtarëve, sepse nuk fitohet me stadiumin bosh".

Deklarata e Hafizit - "Patjetër

që rezultati është i rëndësishë­m, por objektivat i vendosim ne dhe janë që të kemi sa më shumë lojtarë në Kombëtaren A. Edhe rezultatet i kemi pasur, pasi jemi Shqipëria dhe nuk mund të krahasohem­i me Spanjën. Jemi vend i vogël dhe kemi rezultat, sepse Kombëtarja A u kualifikua. Për ne, ky është rezultati i një pune të bërë", deklaroi trajneri i U-21.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania