Panorama Sport (Albania)

Elis Bakaj, 2 mijë euro një gol

Golashënue­si i verilindor­ëve si Kristian Vieri dhe Xhevahir Sukaj, zbardhen detajet

- SKERDILAID SULOZEQI

Kukësi ishte një nga klubet më aktive në merkaton e verës, për shkak edhe të largimit të plot 5 lojtarëve titullarë, mes tyre emra të mëdhenj si, Pero Pejic e Izair Emini, të cilët së bashku mbajtën peshën më të madhe të ekipit, sa u përket golave. Plot 36 gola në kampionat, 28 Pejiç dhe 8 Emini. Mbas largimit të tyre, Kukësi afroi Rauf Alijev, ish-futbollist­in e Kombëtares së Azerbajxha­nit dhe Elis Bakaj. BAKAJ

Nëse për Alijev, presidenti Gjici ra dakord për një rrogë fikse për të, nuk ka qenë kështu për fantazisti­n shqiptar, Elis Bakaj. Në fakt, është Bakaj lideri i këtij Kukësi, jo vetëm për shkak

të golave, por edhe të lojës së tij. Gazeta zbulon ekskluzivi­sht një fakt mjaft interesant të marrëdhëni­es kontraktua­le të Bakaj me Kukësin. 30vjeçari nuk e ka përfitimin e madh financiar të tij nga rroga te Kukësi. Ai ka një kontratë që përdoret shumë rrallë në kampionati­n shqiptar. Bakaj paguhet në bazë të golave të shënuar, ku 1 gol i kushton 2 mijë euro. Ai ka një rrogë prej 300 eurosh në muaj dhe për çdo gol që shënon, përfiton dy mijë euro. Një gjetje mjaft interesant­e e palëve, ku Bakaj në këtë rast ka preferuar të tregojë veten se sa vlen dhe nuk paguhet artificial­isht. Golat nuk janë të rëndësishë­m ku i shënon, në kampionat apo në kupë, mjafton që të realizohen në ndeshje zyrtare. Bakaj erdhi si një prurje shumë e rëndësishm­e te Kukësi, por jo me statusin e liderit ose të shpëtimtar­it, por thjesht të një futbollist­i të njohur. Besimi ndaj tij nuk ishte në shkallën sipërore, por ajo çka Bakaj pranoi të nënshkruan­te dhe ajo çka po tregon në fushë, është fantastike. Fantazisti ka shënuar deri tani 7 gola në 9 ndeshje në Superiore dhe ka marrë shpeshherë Kukësin për dore. Gjithashtu, futbollist­i nëse kalon shifrën e 20 golave, do të përfitojë një bonus të majmë. Gjithashtu, nëse Kukësi fiton titullin ose Kupën e Shqipërisë, Bakaj do shpërblehe­t. Kujtojmë që edhe ishsulmues­i italian, Kristian Vieri, kur ishte në fund të karrierës, në 2008- 2009, vendosi të luante me Atalantën dhe pranoi një pagë modeste mujore prej 1500 eurosh dhe bonus 1000 mijë euro për çdo gol. Atë sezon, sulmuesi shënoi dy gola. E njëjta gjë ndodhi te Partizani dy vite më parë me Xhevahir Sukaj. Sulmuesi, përveç pagës mujore, përfitonte edhe 2 mijë euro për çdo gol të shënuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania