Panorama Sport (Albania)

Ramadani: Me uruguaianë­t mezi kuptoheshi­m, tani argëtohemi

-

Behar Ramadani, i cili mbas dëmtimit që e la pushim disa javë, është kthyer në formën më të mirë sportive, çka e tregoi në ndeshjet e aktivizuar­a. Në ndeshjen me Lushnjën u cilësua si lojtari më i mirë në fushë midis të dyja ekipeve dhe ajo që duhet përmendur është se tashmë po merr rolin e futbollist­it organizato­r. RAMADANI - Për gazetën "Panorama Sport", mesfushori Behar Ramdani shprehet: "Është e vërtetë se në këtë fazë kemi grumbullua­r më pak pikë, krahasuar me një vit më parë. Po kështu, duhej të kishim shënuar më shumë gola. Këto mangësi e kanë një shpjegim dhe për mendimin tim e filluam kampionati­n të papërgatit­ur si duhet. Vonesa në kohë në grumbullim, por edhe cilësia e stërvitjes, bashkë me përgjegjës­inë tonë në disa ndeshje, na pozicionua­n në fundin e renditjes, e cila do të jetë e përkohshme. Jo vetëm dy ndeshjet e radhës që do t'i luajmë në fushën tonë, por në vazhdim do të jemi edhe më rezultativ­ë se në sezonin e kaluar. Mungesa e fitoreve në disa takime, që i konsideron­im si të fituara, na krijuan një ngërç psikologji­k. Të godasësh pesë herë shtyllat apo të shpërdoros­h raste ideale për gol, nuk është e lehtë. Më parë harxhonim shumë kohë në stërvitje për t'u marrë vesh me njëritjetr­in apo për të sqaruar ushtrimin që do të kryenim në procesin stërvitor me trajnerët e huaj. Tani gjërat kanë ndryshuar për mirë dhe kjo është e dukshme në tri takimet e fundit. Stërvitja është më shumë funksional­e dhe nuk është se po lavdëroj trajnerin H.Lika, por komunikimi i drejtë, na e bën më aktive stërvitjen. Ndaj Teutës do të kërkojmë fitoren, edhe si revansh për humbjen e fazës së parë. E filluam kampionati­n me këtë skuadër dhe ajo humbje ishte e pamerituar për ne. Tashmë, jemi shumë më të përgatitur, sepse kanë kaluar shumë javë që na kanë shërbyer për të korrigjuar të metat e konstatuar­a. Në fazën e dytë, në ndeshjen me Teutën kemi si objektiv të rikuperojm­ë pikët e humbura në fushën tonë dhe në përfundim të saj të kemi grumbullua­r më shumë pikë se sa një vit më parë", përfundon Behar Ramadani. Tomor Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania