Panorama Sport (Albania)

Magani si "psikolog", mbrojtja krijon probleme

-

Ditën e djeshme, "Djemtë e detit" kanë zhvilluar vetëm një seancë stërvitore me trajnerin Gugash Magani, që preferoi të ulë ritmin në mënyrë që skuadra të mos mbingarkoh­et. Lojtarët shfaqen optimistë në stërvitje, edhe pse batutat duket se janë fikur si me "automat" mes tyre. Kjo, për shkak të ecurisë në fazën e parë dhe të gjithë e dinë se kanë gabuar. Ndeshja e radhës me Luftëtarin është e një rëndësie të madhe dhe durrsakët kërkojnë të kthehen te fitorja, edhe pse ky takim luhet në transfertë. Stafi teknik, gjatë gjithë kohës, edhe kur lojtarët pushojnë, kërkon nga ata vetëm përqendrim. Në fakt, duke u bazuar tek ajo që skuadra shfaqi në fazën e parë, një ndër problemet kryesore ishte mungesa e përqendrim­it në lojë. Nëse i analizojmë të gjitha takimet me radhë, pjesën më të madhe të tyre Teuta e ka humbur vetëm prej këtij faktori, sigurisht edhe eksperienc­a dhe vetëkënaqë­sia kanë ndikimin e tyre. Kështu, në Kamëz mund të kishin dalë me tri pikë, por në fund shkaktuan 11-m dhe u ndëshkuan. Në sfidën me Partizanin, durrsakët kaluan të parët në avantazh, por më pas u mposhtën, kundër Skënderbeu­t e njëjta gjë, madje u shpërfytyr­uan. Vazhdojmë me Lushnjën, ku aty dështuan totalisht dhe për ta mbyllur në barazimin me Laçin, ku sërish ata që kaluan të parët në avantazh ishin "Djemtë e detit". Pra, Magani duket se do të ketë më tepër punë si "psikolog" sesa si trajner. Gjithashtu, mbrojtja është "Thembra e Akilit" dhe Magani e di mjaft mirë këtë fakt, por deri në janar është i detyruar të "shtrydhë" lojtarët që ka në dispozicio­n për t'u marrë më të mirën, pasi ky është opsioni i vetëm. Edhe vet peqinasi e ka thënë disa herë se disa lojtarë duhet t'i thërresin mendjes, por deri tani nuk ka pasur asnjë reagim. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania