Panorama Sport (Albania)

Sfidë speciale në Kamzë, klubi ka një thirrje për rivalët

-

Skuadra e Kamzës po vazhdon një stërvitje intensive, e cila ishte mjaft e larmishme, por edhe me kënaqësi nga lojtarët. Ka qenë intensive për shkak të disa ushtrimeve të karakterit fizik që nuk zgjatnin në kohë të gjatë dhe herë pas here kishte pushime për të rimarrë veten. Skuadra ishte e plotë, madje nuk ka asnjë te penalizuar, por ajo që është e veçantë se të gjithë lojtarët janë formë dhe s'kanë problem shëndetëso­re. Por, kjo situatë ka dhe të keqen që do ta vuajë trajneri, i cili nuk mund të fiksojë një formacion kundër Kukësit, pasi e ka të vështirë të veçojë 11-shen.

QARRI - Në një prononcim për gazetën, zv.presidenti Ardian Qarri, i cili merret më shumë me menaxhimin dhe financat e klubit, në një prononcim për gazetën, shprehet: "Te Kamza, gjithçka funksionon normal dhe çdo gjë e përpiktë sipas kontratave të çdo futbollist­i. Asnjëherë nuk ka pasur probleme me rrogat, ato janë dhënë në kohë, por për lojën e bukur dhe rezultatet e arritura, ekipi është shpërblyer tri herë. Do mendojmë që shpërblime­t e ekipit të jenë edhe më të shumta sa herë që skuadra fiton. Kështu mendohet edhe takimi me Kukësin, ku lojtarët do të shpërblehe­n në rast fitoreje", tha Qarri. Duke vijuar në lidhje me ndeshjen e së mërkurës kundër Kukësit, ai shprehet: "Kam besim te skuadra jonë se do t'ia dalë me sukses edhe në këtë takim, sepse është një skuadër për t'u admiruar. Për sa i përket takimit kundër Kukësit, unë i respektoj jo vetëm ekipi e Kukësit, por të gjithë komuniteti­n kuksian që banon në Kamëz dhe disa prej tyre i kam dhe komshinj. Madje, i ftoj që të vijnë të gjithë në stadium e të bëjnë tifo për skuadrën e tyre", përfundoi Qarri. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania