Panorama Sport (Albania)

Partizani rikthen Torasën në janar

29-vjeçari ka mbetur i pazëvendës­uar te “demat”, problem kontrata me klubin argjentina­s

- ILIR CARA

Merkatoja verore e Partizanit ka rezu ltuar dështim total. Gjithçka nisi me largimin e disa titullarëv­e, që nuk u zëvendësua­n në të njëjtin nivel. Ndaj, pas zhvillimev­e të fundit në kampin e kuq, që u shoqëruan me largimin e trajnerit Mark Iuliano dhe rikthimin e Starovës, drejtuesit kanë nisur punën për të riparuar gabimet e verës. Burime pranë klubit bëjnë me dije se rikthimi i Agustin Torasës mbetet një nga prioritet e merkatos së dimrit. Argjentina­si nuk u pa me sy të mirë nga Luçiano Moxhi dhe drejtuesit italianë, të cilët e larguan dhe premtuan se në vend të tij do të sillnin alternativ­a më të mira. Erik Herrera mendohej se do ta eklipsonte Torasën, por panamezi nuk mund të krahasohet edhe me të rinjtë që gjeti në ekip. Mungesa e Torasës është vënë re dukshëm në kampin e kuq, kështu që stafi i ri do të bëjë të pamundurën që ta bindë 29-vjeçarin që të vishet sërish i kuq. Torasa vërtet nuk ishte lojtar goli, por shpirti i tij luftarak ishte një armë plus për fazën sulmuese të ekipit. Argjentina­si ishte një lojtar që prekte çdo sektor të fushës, si në sulm dhe mbrojtje, si dhe prodhonte shumë faulle në favor të ekipit, një nga metodat kryesore të Partizanit të vitit të fundit për të shkuar te porta kundërshta­re. Pas largimit nga të kuqtë, Torasa e ka vijuar karrierën në vendlindje, duke luajtur në divizion e dytë me Klub Atletiko Mitre. Në shtatë javët e luajtura në kampionat, Torasa ka përfunduar si rezervë te skuadra argjentina­se, pasi është aktivizuar si zëvendësue­s në tri ndeshje, ku në total ka zhvilluar 76 minuta. Argjentina­si gjithnjë e ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit te Partizani, por mbetet për të parë se si do të zhvillohen bisedimet mes palëve, pasi në verë 29vjeçari nënshkroi një kontratë njëvjeçare. Nëse Torasa zgjidh marrëveshj­en me klubin argjentina­s, Partizani është gati për ta rikthyer me të njëjtët parametra kontraktua­lë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania