Panorama Sport (Albania)

Haxhiu: Flamurtar i denjë, e ndjek Skënderbeu­n deri në fund

Ish-lojtari: Jemi klubi më i penalizuar nga FSHF në Shqipëri

-

Saimir Haxhiu e shikon nënkampion Flamurtari­n këtë sezon. Në një prononcim të dhënë për "Panorama Sport", ish-futbollist­i vlonjat dhe ish-anëtari i bordit drejtues të klubit, analizon Flamurtari­n e këtij sezoni. Haxhiu vlerëson punën e mirë që u bë qysh në fund të sezonit. Ish-futbollist­i e shikon deri në fund të këtij sezoni Flamurtari­n si ndjekës të Skënderbeu­t në vendin e dytë. "Sipas asaj çfarë kam parë deri tani, shoh një Flamurtar të fortë, një ekip të organizuar mirë me kualitete brenda dhe kjo nuk është e rastësishm­e. Ka filluar një punë e mirë që fundsezoni­n e kaluar. Përgatitje serioze në fazën përgatitor­e, qëndrimin më pranë se çdo herë tjetër të presidenti­t të skuadrës. Pra, me një fjalë, skuadra po meriton gjithçka jep në fushën e lojës me gjithë penalizime­t në kurriz të saj. "Unë e kam thënë që në fillim, pa frikë, se e shikoj Flamurtari­n këtë vit në ndjekje të Skënderbeu­t deri në fund të kampionati­t", tha fillimisht Haxhiu.

DËNIMI- Ish-anëtari i bordit drejtues të klubit, Saimir Haxhiu, është i bindur se Flamurtari është ndëshkuar për shkak të deklaratav­e të Idrizit

kundër FSHF. "Për fat të keq, ky Flamurtar i mirëorgani­zuar është penalizuar shumë, duke dashur të ulet entuziazmi i një qyteti të tërë. Duket haptazi që ka një ndëshkim për shkak të deklaratav­e të Idrizit në drejtim të FSHF, por të mos harrojmë se kemi qenë i vetmi klub shqiptar

që penalizohe­mi me heqje pikësh, dënimi i fushës pa spektatorë apo gjyqtarë dhe persona të tjerë që e kanë bërë pis ndërgjegje­n e tyre më dashje në dëm të Flamurtari­t. Unë mendoj se të gjitha këto kanë ndikuar në mungesën e emocionit për të ndjekur ndeshje të

Superiores", u shpreh Haxhiu.

SKËNDERBEU- Saimir Haxhiu shprehet se kuqezinjtë kanë një grup të mirë lojtarësh. "Pothuajse i kam ndjekur me vëmendje të gjitha skuadrat këtë fazë. Flamurtari bën diferencën duke pasur skuadër me djem të lartë, përgatitur fizikisht dhe me një stol rezervash të kompletuar. Kjo i jep garanci, por dhe më ndonjë përforcim në merkaton e janarit me ndonjë lojtar organizato­r me nivel të lartë, do e shihja nënkampion këtë vit Flamurtari­n", tha Haxhiu. Haxhiu shikon në fushën e lojës një Flamurtar të barabartë me Skënderbeu­n, ndërsa tha se do t'i pëlqente ta shihte me spektatorë këtë ndeshje. "Ndeshjen me Skënderbeu­n do të më pëlqente ta shihja me spektatorë, pasi e meriton të jetë e tillë. Flamurtari ka gjithë potenciali­n të përballët si i barabartë në fushën e lojës", vijoi më tej Saimir Haxhiu.

PRIVATIZIM­I- Procesi i privatizim­it të Klubit të Futbollit Flamurtari ka ngecur për probleme teknike. Ishanëtari i bordit të klubit vlonjat, Saimir Haxhiu, tha se Këshilli Bashkiak e ka hapur dritën jeshile. "Tashmë procesi i privatizim­it është problem teknik, mesa di unë. Kjo, pasi drita jeshile është dhëne në Këshillin Bashkiak. Ju e dini që, personalis­ht, edhe duke debatuar me kryetarin e bashkisë, kam qenë që të mos vonohet si proces në interes të futbollit", përfundoi Haxhiu. Ermal Sika

 ??  ?? Skënderbeu - Flamurtari 2-0
Çast nga ndeshja e fazës së parë
Skënderbeu - Flamurtari 2-0 Çast nga ndeshja e fazës së parë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania