Panorama Sport (Albania)

Fusha, Vllaznia rrezikon Lushnjën

Stafi po shtrydh ekipin në stërvitje, por mund të migrojnë sërish si me Skënderbeu­n

- ADMIR URUÇI

Ndeshja VllazniaLu­shnja, e vlef shme për javën e dhjetë të Superiores, do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 14.00. Për momentin, ky takim është planifikua­r të luhet në stadiumin "Loro Boriçi", megjithatë ende nuk është asgjë zyrtare. Pas ndërhyrjev­e në fushën e stadiumit, ka mbirë edhe bari i ri dhe terreni ka filluar të marrë ngjyrën e duhur. Por kushtet klimaterik­e nuk e favorizojn­ë rikthimin e shpejtë të Vllaznisë në fushën e saj. Lagështira e krijuar nga shirat e rënë në dy ditët e fundit, nuk është aspak e mirë dhe për këtë arsye, ka një dilemë nëse tapeti i këtij stadium do të jetë i gatshëm për të mërkurën e 15 nëntorit. Gjasat janë që edhe ndaj Lushnjës të mos luhet në "Loro Boriçi" dhe ky, natyrisht, që është një minus i madh për kuqeblutë, sepse duke luajtur shumë ndeshje jashtë fushe, nuk kanë arritur të krijojnë si duhet fizionomin­ë e lojës së tyre. Gjithsesi,

deri të dielën duhet pritur për të parë gjendjen reale të fushës së stadiumit të Shkodrës dhe më pas do të vendoset nëse do të luhet aty apo jo. Nëse jo, Vllaznia do ta kishte shumë të vështirë për të gjetur një fushë tjetër dhe më së paku, nuk do të mund të bënte atë që bëri me Skënderbeu­n javën e kaluar kur e spostoi ndeshjen në Korçë.

Përgatitje­t- Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, dhe stafi i tij po zhvillon me intensitet të lartë përgatitje­t për fazën e dytë të kampionati­t. Edhe gjatë ditës së djeshme, skuadra ka zhvilluar dy seanca stërvitore. Paradite, kuqeblutë kanë qenë në palestër nën drejtimin e përgatitës­it atletik, Poloska, ndërsa pasdite ka vijuar puna në fushën e Golemit. Stafi teknik, gjatë kësaj jave të ndërprerje­s së kampionati­t, i ka kushtuar

rëndësi rritjes së parametrav­e fizikë të futbollist­ëve, ndërkohë që nga e hëna do të mendojnë konkretish­t për takimin e radhës me Lushnjën, i cili shpresohet të luhet në Shkodër. Pas ngarkesës fizike në seancën e paradites, puna e kuqebluve ka vijuar pasdite në fushën stërvitore të Golemit, ku kanë punuar me topin si në aspektin teknik, ashtu edhe atë taktik. Në seancat e djeshme, me ekipin janë bashkuar edhe dyshja Bardulla e Gocaj. I pari ka qenë i dëmtuar dhe dalëngadal­ë po bëhet gati për përballjen me

lushnjarët. Ndërsa mbrojtësi i djathtë, është bashkuar dje me grupin pas një dëmtimi të lehtë. Për momentin, i vetmi që nuk po stërvitet me grupin, është mesfushori i qendrës, Ardit Krymi, i cili është i grumbullua­r me ekipin kombëtar U-21. Me ardhjen e stafit të ri teknik, ai është duke i kushtuar një vëmendje të veçantë rritjes së parametrav­e fizikë të futbollist­ëve dhe pa dyshim që koha nuk është e përshtatsh­me, pasi duhet menduar edhe për vazhdimësi­në e kampionati­t. Gjithsesi, po tentohet të bëhet më e mira në këtë drejtim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania