Panorama Sport (Albania)

Start i çmendur, Shehi: S'kemi rivalë

"Jam shumë i kënaqur që në Vlorë do të luhet me tifozë"

- LLAZI SARO

Pushimi i kampi onatit po u shërben futbollist­ëve të Skënderbeu­t që të rifitojnë energjitë pas impenjimev­e që kanë pasur si në Europa League, ashtu edhe në ndeshjet e Superiores. Për kapitenin Orges Shehi, Skënderbeu në kampionat duhet të mbajë ritmin që kishte në fazën e parë dhe të administro­jë diferencën me ndjekësit. Në një intervistë për "Panorama Sport" kapiteni u bën analizën 9 ndeshjeve të para në Superiore, pa harruar të flasë edhe për ndeshjet europiane.

Orges, 25 pikë në 9 javë dhe kreu i klasifikim­it. Ç'mund të na thuash për këtë ecuri?

Të them të drejtën, kjo është faza e parë më e mirë që kemi zhvilluar ndonjëherë. Të marrësh kaq shumë pikë në fazën e parë dhe, për më tepër, të distancohe­sh me ndjekësit me shtatë pikë, është një avantazh mjaft i madh dhe kurrë nuk ka ndodhur më parë. Mund të them që ky është rrugëtimi më i mirë që kemi bërë vitet e fundit në fazën e parë.

Tetë fitore dhe një barazim. A është ky maksimumi që mund të bënit?

Të them të drejtën, maksimumi i mundshëm ishte nëntë fitore, por edhe ky rrugëtim është maksimal, pasi askush nuk e ka nisur kështu kampionati­n.

Ju vjen keq për barazimin e marrë ndaj Kamzës?

Kur e mendon tani, normal që të vjen pak keq. Por, për fat të mirë, nuk ndikoi në renditje dhe në rendimenti­n e ekipit pas atij takimi. Ndoshta ajo ndeshje na bëri mirë edhe në atë pjesë që të merrnim të gjitha ndeshjet me përqendrim­in e duhur.

Ju jep qetësi diferenca që keni me rivalët?

Sigurisht që është diçka e

mirë që të jep më shumë mundësi të shohësh i qetë përpara. Por ne nuk duhet të mendojmë kështu dhe të heqim këmbën nga "gazi". Do të vijojmë të punojmë po aq me dëshirë dhe përqendrim, për të mos u ndalur.

Pas humbjes në Beograd, duket sikur në Europë objektivi për të shkuar më tej u vështirësu­a...

Kjo është e vërtetë. Pas atij rezultati, gara për vendin e dytë në grup është edhe më e vështirë. Por, në bazë të lojërave që kemi zhvilluar në 4 takime, jemi të kënaqur. Do të vijojmë kështu të punojmë edhe

në të dy ndeshjet e mbetura. Ne besojmë se mund të bëjmë mirë, edhe pse na duhet të marrim maksimumin në dy ndeshje dhe Partizani nuk duhet t'i fitojë të dyja. Gjithsesi do të luajmë, po aq të përqendrua­r sa kemi qenë në fillim.

Në takimin e fundit ndaj Vllaznisë, ekipi u duk pak i lodhur. Jeni dakord me një gjë të tillë?

Po, është e vërtetë. Jam dakord që u ndie lodhja e ndeshjeve në takimin kundër Vllaznisë. Por, jo në takimet e tjera. E them këtë, pasi në ndeshjen e fundit ndikuan shumë gjëra. Udhëtimi i menjëhersh­ëm nga Beogradi, mbërritja në Durrës, më pas udhëtimi për në Korçë, por edhe ndeshja që ishte caktuar të luhej të dielën për shkak të grumbullim­it të Kombëtarev­e ndikuan mjaft.

Pra, doni të thoni se Skënderbeu e ka forcën për të vijuar kështu pa ndier lodhje...

Sigurisht është një gjë që e kemi thënë. Kemi grupin e plotë dhe mund t'i bëjmë ballë ngarkesës së ndeshjeve. Aq më tepër tani kur rrugëtimi në Europë po i vjen fundi, pasi na mbeten edhe dy takime për të luajtur dhe, më pas, gjithçka do të normalizoh­et.

Kukësi, Flamurtari apo Partizani, kush iu shqetëson më shumë në garën për titull?

Na shqetëson vetëm ecuria e Skënderbeu­t. Nëse ne marrim ndeshjet si tani, besoj se nuk do të jetë aspak shqetësim cilido nga rivalët. Por është e ditur që, nëse ne e ulim përqendrim­in qoftë edhe në një moment, jemi të vetëdijshë­m se ata janë atje për të përfituar.

Në Vlorë do të luhet me tifozë. Ju shqetëson ky fakt?

Jo, nuk është gjë negative, përkundraz­i. Futbolli luhet për tifozët dhe me tifozët. Për këtë unë jam shumë i kënaqur që tifozët e Flamurtari­t do të jenë në stadium këtë takim. Do të jetë një atmosferë më e bukur për të luajtur.

Partizani është 14 pikë pas jush në renditje, por ka rikthyer Starovën në stol. Ndikon një gjë e tillë?

Më falni, por nuk dua të merrem me ekipet e tjera. Dua të mendoj vetëm për Skënderbeu­n. Nuk dua të flas për rikthime apo afrime trajnerësh në ekipet e tjera. Futbolli kështu e ka, ndodh që kur nuk ke rezultate të mira si ekip të bësh edhe lëvizje në stol. Por unë jam i përqendrua­r dhe mendoj vetëm për Skënderbeu­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania