Panorama Sport (Albania)

Lushnja, për të thyer tabunë e “Loro Boriçi”-t

Barazimi i fundit me shkodranët në transfertë, i arritur në vitin 2009, me gol të Bubeqit

-

Orgest Gava parashikon që faza e dytë do të jetë plotësisht ndryshe për Lushnjën. Mesfushori elbasanas deklaron se verdhejesh­ilët do bëjnë çmos që të grumbulloj­në sa më shumë pikë të jetë e mundur dhe rrjedhimis­ht të largohen nga zona e rrezikut. Në një deklaratë të dhënë për "Panorama Sport", 27-vjeçari shfaq bindjen se skuadra do të ngjitet gradualish­t në tabelë. "Shpresojmë që të bëjmë një fazë të dytë më të mirë, duke filluar që nga ndeshja me Vllazninë. Ekipi po përgatitet me impenjim të madh dhe do të vlerësojmë maksimalis­ht çdo sfidë, që Lushnja të grumbulloj­ë sa më shumë pikë në fazën e dytë. Shpresojmë ngjitjen në tabelë përmes rezultatev­e pozitive", është shprehur mesfushori. Ky i fundit është kthyer në një titullar të padiskutue­shëm, ndërsa pas minutave që mori në debutim me Vllazninë, nuk ka humbur asnjë prej 8 ndeshjeve të tjera. Një autogol, një gol dhe një karton i verdhë 27-vjeçarit të verdhejesh­ilëve, është ky bilanci i Gavës me lushnjarët. Axhenda - Pas ngarkesave në fillimjavë dhe ndeshjes së kontrollit brenda grupit, trajnerit Hysen Dedja dje i la pushim të tijtë. Lushnja do t'i rikthehet vetëm sot punës për javën anti-Vllazni, prej të cilës presin një tjetër rezultat pozitiv. Shkullaku dhe Ruço pritet që të stërviten me grupin sot pasdite. Të dy futbollist­ët e dëmtuar kanë nisur stërvitjen individual­e përmes vrapimeve. Por, kanë konfirmuar se sot do të jenë me grupin duke lënë pas dëmtimet.

Precedentë­t - Tradiciona­lisht, Lushnja ka hasur vështirësi në "Loro Boriçi". Verdhejesh­ilët njohin vetëm një pikë në 5 ndeshjet e fundit në transfertë. Barazimi i vetëm i përket 16 majit të vitit 2009, kur Sinani shënonte për Vllazninë dhe Bubeqi për Lushnjën. Fitorja e fundit e kuqebluve është në 15 dhjetorin e 2013-ës, 2- 0 me një dygolësh të kroatit Bushiç. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania