Panorama Sport (Albania)

Tomori inauguron gjysmën e fushës

Stërvitje e rrallë në Berat, trajneri bën ndeshje kontrolli në një kantier ndërtimi

- ERIS SYLYKU

Stadiumi i Beratit vazhdon të ngelet po në të njëjtën gjendje, edhe pse kjo problemati­kë ka për gati tri ditë që pasqyrohet rregullish­t në shkrimet e gazetës "Panorama Sport". Aktualisht, punimet po vazhdojnë me ritme të kënaqshme dhe është duke u hedhur dora e dytë e rërës së gomës, mirëpo ajo që ngelet hallka e këtij problemi është mungesa e një pjese të konsiderue­shme të tapetit që ende nuk ka ardhur. Nga burime konfidenci­ale pranë Bashkisë së Beratit bëhet me dije se zyrtarët e këtij institucio­ni kanë arritur të komunikojn­ë me nënkontrak­torin që ka marrë përsipër këto punime, teksa u është thënë që, për gati 2- 3 ditë, do të vijë edhe pjesa e mbetur e tapetit. Kjo është një dritë jeshile që i jep zgjidhje kësaj situate, teksa meritë për këtë ka pa dyshim edhe gazeta, e cila i ka qëndruar pranë kësaj çështjeje për të informuar opinionin beratas në lidhje me ngërçin në fjalë. Shpresojmë që gjithçka të mbyllet sa më parë, pasi është një mëkat që tifozët e një klubi me tradita në vendin tonë ta ndjekin ekipin e tyre jashtë qytetit për kaq shumë kohë.

GJETJA - Kjo situatë nuk është aspak e mirë edhe për vetë lojtarët e këtij klubi, të cilët vijojnë përgatitje­t e tyre në pjesën e përfunduar të stadiumit. Santiliano Dule, gjatë seancës së djeshme stërvitore, zhvilloi një ndeshje kontrolli, teksa skuadrat kanë pasur në përbërjen e tyre nga 10 futbollist­ë dhe jo 11, ashtu siç është rregulli i futbollit. Kjo ka ardhur për shkak të fushës së limituar, që ende nuk është e qartë se kur do të jetë gati. Megjithatë, mësohet se po bëhen përpjekjet më të mëdha që gjithçka të jetë gati për ndeshjen me Shënkollin, e cila është programuar të luhet më datë 15 nëntor. Tapeti me bar artificial ka nisur të shtrohet prej disa javësh, por ka mbetur ende një pjesë e papërfundu­ar.

 ??  ?? Lojtarët e Tomorit e bënë ndeshjen e kontrollit ditën e djeshme në gjysmën e fushës
Lojtarët e Tomorit e bënë ndeshjen e kontrollit ditën e djeshme në gjysmën e fushës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania