Panorama Sport (Albania)

“Dhuratat”, ja plani i Tiranës

Për të siguruar ngjitjen e menjëhersh­me dhe mbajtur larg rivalët, Ze Maria vendos objektiva

- ADELA MERKO

Tirana synon ngjitjen e menjëhersh­me në Kategorinë Superiore dhe, për t'ia dalë, kanë hartuar një plan të qartë. Sigurisht që ngjitja nuk mund të realizohet vetëm me një projekt të hedhur në letër, por me rezultate në fushën e lojës. Deri më tani, kryeqyteta­sve u kanë dalë mirë llogaritë, paçka se pas 6 fitoreve radhazi, u "thyen" prej Bylisit. Pasi pësuan humbjen e parë dhe të vetme, "rrethi" ka filluar që të ngushtohet për ta. Nëse bardheblut­ë duan që të realizojnë me sukses objektivin final, gabimet duhet të jenë sa më të vogla, ose më mirë akoma duhet që të evitohen. LLOGARITË

Ze Maria mësohet se u ka vendosur limite futbollist­ëve të tij. Gjatë deklaratav­e të tij, shpeshherë trajneri i bardhebluv­e ka thënë: "Skuadra e di mirë se sa pikë duhet të lërë në dy faza e para". Kur pyetej se sa pikë mund të "falte" Tirana rrugës, ai prerazi përgjigjej: "Është sekret grupi!". Edhe pse për mediat thoshte gjithnjë se donte maksimumin e pikëve për dy fazat e para, pra 54 të tilla në 18 ndeshje, mësohet se braziliani, në krye të herës, u ka vendosur një objektiv të tijve. Vetëm 6 pikë mund të lënë rrugës kryeqyteta­sit. Tri të parat ikën sikundër dihet ndaj Bylisit dhe me një logjikë të thjeshtë, tashmë mund të "dhurojnë" edhe 3 pikë të tjera, që të jenë brenda misionit të vendosur prej Hoze Marselo Ferreiras. Kjo mund të përkthehet me një humbje ose me tri barazime. Më shumë se kaq, janë të ndaluara. PASOJAT

Gjithkujt mund t'i lind rrjedhimis­ht pyetja: dhe çfarë do të ndodhë nëse nuk realizohet ky plan? Shumë e thjeshtë. Faza e tretë, që shoqërohet me përgjysmim­in e pikëve, do bënte që rivalët jo

vetëm t'i afroheshin me shumë Tiranës, por pse jo, mund të ndodhë edhe ndonjë "rokadë" për kreun. Surprizat janë të pashmangsh­me dhe sidomos kur dihet që janë edhe 11 ndeshje për t'u luajtur deri në mbyllje të dy fazave të para, kur futet

në lojë edhe rregullorj­a e FSHF-së. Ndaj forma e vetme për të mbajtur larg rivalët, bardheblut­ë janë të "dënuar" që të fitojnë 11 ndeshjet e radhës, për të qenë të qetë dhe të sigurt për 8 ndeshjet (me sistem vajtje-ardhje) që përmbyllin Kategorinë e Parë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania