Panorama Sport (Albania)

Debat me presidenti­n, ikën trajneri i Besëlidhje­s

Largohet edhe portieri Demi, iu kërkua llogari për golat

- PRENG GJIKOLA

Besëlidhja po kalon një formë jo të mirë në ka mpionat. Humbjet në ndeshjet e rëndësishm­e janë reflektuar menjëherë në klub. Gjatë analizës së djeshme, presidenti Gjok Noka ka debatuar ashpër me trajnerin Anteu Pepaj dhe portierin Elson Demi. Debati është bërë me tone të ashpra, ku humbja e skuadrës në transfertë­n e Krujës ndaj Kastriotit, nuk është përtypur mirë.

PËRPLASJA - Fillimisht, presidenti Noka është kapur me portierin Demi dhe i ka kërkuar llogari për golat e pësuar, kryesisht atë në Shijak ndaj Erzenit ku lezhjanët u mundën 1-0. Gardianin nuk e kanë mbajtur më nervat dhe në fund të stërvitjes ka vendosur të largohet nga Besëlidhja. Ai ka bërë të ditur se nuk do të luajë më për skuadrën lezhjane dhe se në janar do të kërkojë largimin. Gjithashtu, debatet e djeshme kanë bërë që edhe trajneri të mos e kapërdijë dot këtë situatë. Në fund të stërvitjes, ai ka marrë vendimin që të dorëhiqet nga drejtimi i Besëlidhje­s. Ashtu si në disa raste të tjera, historia përsëritet dhe trajneri vendos të largohet pas përplasjes me presidenti­n. Gjithashtu, edhe Orian Xhemalaj dhe Goxhaj u larguan nga Besëlidhja një sezon më parë, pas përplasjes që patën me Nokën. Pas shtatë javëve të para, ekipi lezhjan e sheh veten në vendin e 4-t me 11 pikë, gjashtë më pak se Kastrioti që është në krye. Besëlidhja është larg pritshmëri­ve, në një kohë që drejtuesit kanë bërë të ditur se objektivi është ngjitja në Superiore. Por, duket se një gjë e tillë është shumë e vështirë të arrihet.

 ??  ?? Anteu Pepaj, ish-trajner i Besëlidhje­s
Anteu Pepaj, ish-trajner i Besëlidhje­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania