Panorama Sport (Albania)

Reagon FSHF, Mamurrasi përjashtoh­et nga kampionati

-

Pas denoncimit të "Panorama Sport", në lidhje me mosveprimi­n e komisionev­e përkatëse në FSHF, për skuadrën e Mamurrasit, që nuk ka luajtur në katër ndeshjet e fundit, ka ardhur edhe reagimi i Komisionit të Disiplinës. Mamurrsakë­t, skuadër e shkrirë nga presidenti Ndreca, janë përjashtua­r dhe do të zbriten një kategori më poshtë.

VENDIMET E PLOTA

-KF "Lushnja", për sjellje të gabuar të spektatorë­ve, dënohet me gjobe në masën 100,000 (njëqind mijë) lekë.

-Zyrtari i KF "Shkumbini", Astrit Isaj, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim. -KF "Vllaznia B", paralajmër­ohet se, në rast përsëritje të shkeljes përkatëse, do të përshkallë­zohen masat disiplinor­e. -Lojtari i KF "Spartaku", Insidor Dezdari, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim. -Lojtari i KF "Spartaku", Aldi Pjetri, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim. -KF "Mamurrasi", për mosparaqit­je në mënyrë të përsëritur në ndeshjet e Kampionati­t të Kategorisë së Dytë, përjashtoh­et nga aktiviteti dhe dënohet me zbritjen e një kategorie më poshtë. -Lojtari i KF "Kevitan", Markelino Tabaku, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim. -Lojtari i KF "Sopoti", Shaqir Jugu, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim. -Lojtari i KF "Butriniti", Marjo Kacupaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim. -Lojtari i KF "Memaliaj", Heklan Jaupi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim. -Lojtari i KF "Kukësi" U-19, Lavdrim Kovaçi, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim.

-Lojtari i KF "Elbasani" U-19, Fabio Ramzoti, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshta­r dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim. -Zyrtari i KF "Flamurtari" U-19, Dritan Resuli, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim.

-Lojtari i KF "Lushnja" U-19, Adriatik Basha, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim.

-Lojtari I KF "Partizani" U-17, Leonidha Qyra, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim. -Lojtari i KF "Tirana" U-17, Kristi Malo, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim. -Lojtari i KF "Pogradeci" U-17, Uendi Berberi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim. -Lojtari i KF "Flamurtari" U-17, Nedjan Nelaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim. -Lojtari i KF "Elbasani" U-17,Igli Harja, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshta­r, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim. -Zyrtari i KF "Elbasani" U-17, Klajdi Hodaj, për sjellje jo sportive dhe kërcënim ndaj zyrtarëve të ndeshjes, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim dhe gjobë në masën 1,000,000 (një milion). Në aplikim të Nenit 136/1.e të KDS, gjoba paguhet në masën 3%. -Lojtari i KF "Kastrioti" U-17, Haxhi Shullazi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim. -Lojtari i KF "Kastrioti" U-17, Emirjon Çuni, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim. -Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF "Veleçiku", Ervis Plishta dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Ervis Plishta vendoset në provë për një periudhë 6-mujore.

-Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF "Dinamo" U-19, Ledjon Kocani dhe faljen e masës së mbetur të dënimit. Ledjon Kocani vendoset në provë për një periudhë 6-mujore.

 ??  ??
 ??  ?? Elson Demi, ish-portieri i Besëlidhje­s
Elson Demi, ish-portieri i Besëlidhje­s

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania