Panorama Sport (Albania)

Super Tirana, kryeson Ballkan Ligën

Bullgarët e Levski Sofjes, “shuplakë” edhe pas ndeshjes, lahen me ujë të ftohtë

- ABDULLA DUSHKU

Tirana ka qenë fantastike në takimin e djeshëm ndaj ekipit bullgar, Levski. Kampionët e Shqipërisë nuk kanë falur në takimin e kthimit, ku kanë triumfuar 79- 76, me protagonis­të dy amerikanët Bazit e Stroubrixh, të cilët shënuar trepikëshi­n që u dha fitoren. Një meritë të veçantë kishte edhe trajneri i ekipit kryeqyteta­s Antonios Dukas, i cili, herë pas here, ndërmerrte veprime taktike që kanë funksionua­r mjaft bukur. Skuadra e Tiranës ka treguar forcë, rivalitet dhe përkushtim maksimal në këtë takim, edhe pse kanë qenë gjithnjë në disavantaz­h, pasi e kanë humbur periodën e parë, 15-26, ku me gjithë përkushtim­in maksimal të Endrit Hysenagoll­it, i cili më shumë ka luajtur në rolin e një shkatërrue­si të aksioneve sulmuese të ekipit kundërshta­r, nuk ka mundur dot të shmangej humbja. Por ka marrë dhe tre gabime personale, të cilat i kanë kushtuar lojtarit tonë që të qëndrojë në dy periodat pasardhëse në stol. Bullgarët kanë qenë të papërmbajt­ur, sidomos në gjuajtjet nga distanca ku kanë ardhur edhe pikët më të shumta. Në periodën e dytë janë lojtarët tanë që luajnë bukur, por dhe efikasitet­i ka qenë më i mirë, pasi është shpeshherë Gerti Shima ai që shënon trepikësha­t tanë. Por, gjithsesi, bullgarët vazhdojnë gjithnjë kryesimin, pavarësish­t se arrijmë ta fitojmë periodën e dytë 26-16. Megjithatë, kemi arritur të shkurtojmë diferencën duke e ngushtuar në një pikë në përfundim të pjesës së parë 42-43. Në fraksionin e dytë, të dyja skuadrat luajnë me shumë kujdes dhe ka ekuilibër në fushë e në rezultat. Një periodë që përfundon

Çast nga ndeshja e djeshme

e barabartë 18-18. Pak kohë se të mbyllej kjo periodë aktivizohe­t përsëri kryepikësh­ënuesi i Ligës, Hysenagoll­i. Ndërsa Bazit si përherë është i papërmbajt­ur, një fluturak sa në sulm dhe në mbrojtje. Minutat e fundit janë shumë emocionues­e, pasi rezultati është në një diferencë të ngushtë me vetëm 2 pikë

(66-68). Më pas është Bazit që, në këtë fundloje, ka dorë dhe dora e tij edhe në distancë është efikase, duke shënuar një trepikësh me vlerë dhe dy pikë të Stroubrixh e çojnë rezultatin në 12 sekondat e fundit 7476. Bazit realizon përsëri një trepikësh 77-76 për ne dhe, në sekondat e fundit, është sërish

ai që thyen aksionin e fundit të bullgarëve e Stroubrixh dhe realizon dy pikët e fundit 79-76. Kur kishte vetëm një sekondë lojë gjuan nga mesi i fushës Shima, kosh, por i pavlefshëm, pasi sekondat kanë skaduar dhe kështu takimi mbyllet me fitoren e Tiranës 79-76.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania