Panorama Sport (Albania)

Ibra: Suedia ka më pak presion pa mua, “biskotën” s'do ta lejoja kurrë

"Italisë do t'i hiqja Marko Verratin, është lojtari më i fortë"

-

Mungesa e madhe e SuediItali do të jetë pikërisht ai, Zlatan Ibrahimovi­ç. "Kur luaja unë kishim më shumë presion, ndërsa sot, nëse Suedia fiton ose humbet, nuk është më e njëjta gjë". Zlatan Ibrahimovi­ç nuk ka qenë kurrë modest, por analiza e tij për futbollin suedez është pa të meta.

INTERVISTA - I marrë në pyetje nga "Sky Sport", sulmuesi, i cili aktualisht është i dëmtuar, por që është shumë pranë rikthimit te Mançester Junajtid, ka folur për ndeshjet "play-off" të Botërorit me Italinë, e reflekton mbi të gjitha mbi efektet e mungesës së tij në këtë përballje. Zlatan pësoi një dëmtim të rëndë në gju në fund të sezonit të shkuar kundër Anderlehti­t, por ka djegur çdo etapë riaftësimi dhe në dhjetor pritet të rikthehet në fushë. "Kur isha unë - shpjegon 'Ibrakadabr­a', - të gjithë prisnin që ne të fitonim Botërorin ose Europianin, por ky ishte një presion që vinte nga jashtë dhe kryesisht mbi mua. Sot që unë nuk jam më, presionet ndaj kombëtares suedeze nuk janë më të njëjta". Sa u përket përballjev­e, gjiganti suedez thotë: "Do të jenë dy ndeshje të bukura, jo të lehta, përkundraz­i të komplikuar­a për të

dyja kombëtaret. Suedia do të përpiqet të bëjë gjithçka për të fituar, por të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Italia. Nuk do të jetë e lehtë për askënd".

VERRATI - Por Ibrahimovi­ç duket se ka zgjedhur edhe "Ibrën" e kombëtares "axurre", të cilin, nëse do të kishte

mundësi t'ia hiqte Italisë, do ta bënte pa mëdyshje. "Verrati! Askush nuk është më i fortë sesa ai, por atë duhet ta vendosësh në vendin e duhur dhe kohën e duhur për të marrë maksimumin prej tij. Besoj se PSG-ja ka gjetur pozicionin e duhur, duke e vendosur si mesfushor qendror me tipare mbrojtëse", thotë shtatlarti suedez për ish-shokun e skuadrës në "Parc des Princes".

BISKOTA - E pashmangsh­me ka qenë edhe pyetja mbi "biskotën" e famshme me Danimarkën, ai rezultat 2-2 që eliminoi Italinë nga Europiani i vitit 2004 dhe kaloi më tej skuadrat nordike. "Në mentalitet­in tim, një gjë e tillë nuk ekziston dhe kush më njeh, e di shumë mirë që unë nuk i pranoj këto gjëra. Shkoi ashtu si shkoi, por nuk ka pasur kurrë asnjë akord mes dy kombëtarev­e", garanton 36-vjeçari.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania