Panorama Sport (Albania)

Modriç shkruan një tragjedi greke

Zvicra një këmbë në Rusi. Në Belfast vendos penalltia e dyshimtë e Rodrigezit

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ishikon teksa luajnë dhe pyet veten se çfarë bëjnë në këto "play-off"-e kombëtare të tilla. Por më pas nuk bën më shumë pyetje dhe nis të shijosh spektaklin që është në gjendje të ofrojë. Rezultati 4-1, me të cilin Kroacia keqtrajton Greqinë, është një manifest i futbollit të bukur në një ndeshje që duhej të ishte një duel shahu, për shkak se bëhej fjalë për sfidën e vajtjes së "play-off"-it që të dërgon në Rusi verën e ardhshme. Skuadrës së trajnerit Daliç, që ka luksin ta mbajë Manxukiçin në stol për 90 minuta, ia bën shumë të lehtë detyrën një gabim i portierit Karnezis, i cili në minutën e 11-të humbet kontrollin e topit pas një kthimi pas nga Cavelas dhe shkakton faull ndaj Kaliniçit. Penalltia e pastër transformo­het në gol nga Modriç dhe qetëson kroatët, të cilët, nëse mund të luajnë të lehtësuar psikologji­kisht, mund të mundin cilindo. Rezultati është një monolog, me Modriçin, i cili të bën të çohesh nga kolltuku në të paktën tre raste, Vrsaljko që të kujton se është një mbrojtës i majtë, shkëndijav­e të Perisiçit dhe Rakitiçit dhe cilësive të Brozoviç. I dyti (Kaliniç me thembër) dhe i treti (Perisiç me kokë) janë dy gola të mrekullues­hëm, fryt i dy manovrave fantastike kolektive. Grekët, aspak të kujdesshëm në mbrojtje, trembin Subasiç vetëm në goditjet standarde, situata nga të cilat lind edhe goli momental i 1- 2 nga Sokratis. Por diferencat në fushë janë të mëdha dhe shpërqendr­imet e mbrojtjes kroate nuk shfrytëzoh­en. Prandaj 4- 1 është një tjetër dhuratë, këtë herë e Stafilidhi­s, me Vrsaljkon që i dhuron Kramariçit topin e "pokerit". As ambienti i "Karaiskaki­s" të dielën në Athinë s'e përmbys dot një verdikt të shkruar që tani.

IRLANDË - Përpara ditës së djeshme, vetëm Gjermania kishte arritur që të shënonte në "Windsor Park" të Belfastit. Sepse të thyeje murin e Irlandës së Veriut në tokën britanike ishte një sipërmarrj­e e pamundur. Zvicra e shqiptarëv­e ia doli. Por vetëm falë një penalltie ( por shumë të dyshimtë) realizuar në minutën e 58-të nga mbrojtësi i Milanit, Rodrigez. Dinamika e ndeshjes, shikon helvetët që të komandojnë lojën me zotërim pa fund topi dhe skuadrën e O'Nill që mbrohet me 9- 10 lojtarë për të nisur më pas shigjetën Laferti në kundërsulm. Rezultati? Ndeshje me të vërtetë pak spektakola­re, me pak raste për gol nga njëra anë në tjetrën. Vendos një episod: dora në zonë e Evansit pas goditjes nga jashtë zone të Shaqirit, e cila nuk duhej vërshëllye­r. Por kjo i takon historisë. Ndeshja e kthimit luhet më 12 nëntor, por Zvicra është një hap larg Rusisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania