Panorama Sport (Albania)

Italia humb edhe Zazën, Ventura: Suedia s’ka shanse!

“Nuk ka rëndësi luan ose jo Ibra, në fund fitojmë ne”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Lajme jo të mira për Italinë, në pritje të ndeshjes së vajtjes kundër Suedisë, sot në mbrëmje, në orën 20:45. Në stërvitjen e fundit, Xhampiero Ventura ka humbur për një problem në gju edhe sulmuesin Simone Zaza, i cili ka rilindur sivjet në radhët e Valencias, duke realizuar 9 gola në 11 prezenca. Pa dyshim që kjo shihej si një armë e fortë për grupin "axurr", duke parë nga ana tjetër edhe momentin fantastik të Çiro Imobiles te Lacio (14 gola për të), por tani strategu italian duhet të "përziejë" edhe një herë tjetër letrat e tij, në lidhje me formacioni­n. Favorit për të luajtur nga minuta e parë, edhe interisti Eder, por ndoshta me këtë problem të radhës, Ventura mund të vendosë të rrezikojë edhe Andrea Belotin, bomberin e Torinos, i cili nuk ka 100 për qind të formës, pas një dëmtimi të kaluar në këtë fillimsezo­ni, por ndoshta mund të jetë ai surpriza e madhe. Dëmtimi i Simone Zazës pason atë të atij, që është transformu­ar në titullarin e korsisë të majtë, Leonardo Spinacola. Gjithsesi, të dy lojtarët kanë fluturuar me skuadrën në drejtim të Suedisë, sepse dëmtimet e tyre mund t'i lënë jashtë për ndeshjen e vajtjes, por për atë të kthimit mendohet që të jenë në dispozicio­n të Italisë. Për sa u përket zgjedhjeve të tjera në lidhje me formacioni­n, nuk pritet të ketë surpriza: Bufon në portë; Barzalji, Bonuçi, Kielini në mbrojtje; Darmian, Parolo, De Rosi, Verrati dhe Kandreva mesfushë. Moduli nuk do të jetë më ai i Venturës, por ai i Antonio Kontes: 3- 5- 2... Ndërkohë, sfida e sotme dhe ajo e kthimit më datë 13 nëntor, në "San Siro" (Milano), do të jetë mundësia e radhës, pas eliminimit që i shkaktuan në "Europian", që Italia t'i japë një tjetër "shuplakë" Suedisë, pas paktit me Danimarkën në "Euro 2004", ku me barazimin 2-2 nxorrën Italinë jashtë që në grupe.

FLET VENTURA - Trajneri i përfaqësue­ses së Italisë, Xhampiero Ventura, ishte i shoqëruar në konferencë­n për shtyp nga kapiteni dhe portieri Xhanluixhi Bufon. Për komisarin teknik të "axurrëve", atmosfera në grup është pozitive dhe madje ai do të shpresojë deri në fund, qoftë edhe në një surprizë të mundshme për Simone Zazën: "Dëmtimi i tij nuk është i rëndë, por do të presim deri në fund, ndonëse nuk ka asgjë për t'u dëshpëruar. Nëse nuk luan nesër (sot), do të luajë të

hënën. Nga ana tjetër, kam parë Belotin në formë të mirë. Është stërvitur pak, duke qenë se në kampionat ka luajtur vetëm në dy ndeshjet e fundit, por do të vendos vetëm në momentet e fundit për formacioni­n. Si vijmë në këtë sfidë? E thashë që në konferencë­n e grumbullim­it në

Koverçano. Gjej një grup më shumë sesa të motivuar, sepse i shoh të gjithë të bindur në atë çfarë duhet të bëjnë në fushë. Duam të shkojmë në Botëror dhe duam që ta bëjmë hapin e parë të rëndësishë­m që në Stokholm. Suedia, më pak e frikshme pa Ibrën? Nuk ka më pak, edhe më shumë... Të gjithë e dimë se kur është Ibrahimovi­ç, por me ose pa të, frikë nuk do të kishim pasur gjithsesi. Respekt po, sepse janë një kombëtare që kanë bërë një udhëtim fantastik, por Italia ime është e bindur në atë që do. Të gjithë këtu i kanë shtyrë për më vonë

pushimet e verës, sepse të gjithë ne duam që të shkojmë në 'Rusi 2018'. Për më shumë, duam ta bëjmë edhe për kapitenin tonë, i cili do të arrinte të luante të gjashtën Kupë Bote në karrierë, si askush tjetër në histori. Dhe një si Xhixhi, e meriton që të jetë një legjendë", - tha Ventura.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania