Panorama Sport (Albania)

Anglia s’fiton prej 1975, Sauthgejt: Për këto ndeshje jetojmë

“Do bëj eksperimen­t dhe mësoj shumë për skuadrën”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Gjermania nuk humbet në "Wem bley" përballë Anglisë që prej vitit 1975, por "Tre Luanët" kanë shansin për të thyer tabunë mbrëmjen e sotme, pasi Joakim Lëv ka vendosur që t'u japë shansin disa lojtarëve të rinj. Por edhe Garet Sauthgejt do të hedhë në fushë një formacion eksperimen­tal pasi Anglisë së i tij i janë tërhequr shumë yje pas shpalljes së listës: Kejn, Dele Ali, Henderson dhe Delf janë disa prej tyre, duke shkaktuar edhe një debat se ai po kursen lojtarë me kërkesë të klubeve. Por ai e mohon një gjë të tillë: "Po dëgjoj për këtë debatin, klube kundër kombëtares dhe është i pakuptimtë. Unë nuk mund t'i sfilitë futbollist­ët derisa të thyhen. Lojtarët që janë larguar, janë të dëmtuar dhe nuk mund të luajnë". Trajneri po mendon që t'i japë Ruben Loftus- Çikut një vend titullari, ndërsa edhe debutuesit e tjerë, Xho Gomez, Xhek Kork dhe Temi Abraham, pritet të kenë një shans. Klasikja europiane kundër Gjermanisë do të pasohet nga miqësorja tjetër e luksit kundër Brazilit të martën në "Wembley" dhe trajneri i Anglisë është i bindur se këto ndeshje nuk do të jenë një humbje kohe. "Është një test i shkëlqyer për ne, për lojtarët që do të luajnë në një stadium të mbushur, dy herë kundër skuadrave elitare. Këto janë ndeshjet, për të cilat ata jetojnë", tha Sauthgejt. "Do të mësojmë shumë prej tyre. Kam marrë skuadrën më të mirë të mundshme dhe kjo javë do të më ndihmojë që të shikoj futbollist­ët, të cilët nuk kam pasur shansin t'i kem parë. Kjo periudhë mes kualifikue­seve dhe finaleve, do të jetë edhe për të eksperimen­tuar. Nëse nuk provojmë gjëra të reja në këto ndeshje, atëherë kur do të mësojmë për disa nga këta djem, në Rusi"? Sauthgejt ka në dispozicio­n 22 futbollist­ë për të përzgjedhu­r pas tërheqjeve të katër lojtarëve. Por një tjetër problem për ishullorët, është edhe gjendja e Geri Kejhillit. Mbrojtësi i Çelsit mungoi në stërvitjen e së enjtes dhe është në dyshim për ndeshjen e sotme. Eshli Jang mund të luajë për herë të parë me kombëtaren që prej vitit 2013, ndërsa Sauthgejt nuk e ka bërë ende zgjedhjen për portën, ku do të ketë mundësi të vendosë mes njërit prej Xhek Batlend, Xho Hart dhe Xhordan Pikfordit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania